E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, hapen portat e Ulzës dhe Shkopetit, përmbytje

Ndërkohë, ky shkarkim ka shkaktuar nga ana tjetër përmbytje të shumta në disa zona të Lezhës. Hidrovoret janë jashtë funksionit. Sasia e ujit në disa zona ka arritur deri në 1 metër, ndërsa qindra hektarë tokë tashmë ndodhen nën ujë. Në këtë zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike, duke bllokuar kështu edhe punën e hidrovorit. Shkak është bërë rënia e shtyllave të transmetimit të energjisë. Banorët në fshatin Tale dhe të zonave përreth në Lezhë kanë braktisur banesat e tyre nga përmbytjet dhe nga frika e shtimit të ujërave. Pasditen e djeshme, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti theksoi se situata po vëzhgohet me kujdes. “Megjithëse shkarkimi i ujërave të tepërta është duke u kryer në mënyrën më graduale të mundshme, duke përdorur në maksimum prodhimin vendas, ngritja e temperaturave, reshjet e shumta në rajon, parashikimi për vazhdimin e tyre në ditët e ardhshme dhe futja në punë e HEC Fierzë, mund të sjellë rritje të konsiderueshme të derdhjeve në pjesën fundore të kaskadës së Drinit”, tha Prifti në një konferencë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›