E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë avokatët, dështon seanca për Gërdecit

Në sallën e Gjykatës së Tiranës nuk ishin prezent disa nga përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të pandehurve të procesit, ç'ka bëri që trupi gjykues të pezullojë seancën e sotme. Prej disa seancash, procesi për çështjen "Gërdeci" ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa pati dëme të konsiderueshme materiale. 29 të pandehurit e këtij procesi akuzohen si përgjegjës për këtë ngjarje.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›