E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat- Berisha dhe Nano urojnë njeri-tjetrin. Blushi dhe Rama festojnë sëbashku

Tiranë- Politikanë dhe drejtues të shtetin shqiptar percollën urimin e tyre për Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e Krishterë.

Ditën e djeshme pati një përplasje rastësore axhendash mes ish-kryeministrit Fatos Nano, kreut aktual të Ekzekutivit Sali Berisha në kishën katolike, dhe ish-presidentin Rexhep Mejdani. Të tre politikanët kanë shkëmbyer urimet mes njëri-tjetrit për festën e Krishtlindjes.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Rama zgjodhi qytetin e Korçës për të përcjellë urimet e tj për festën e djeshme. Ai shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe dy fëmijët e tyre Gregori dhe Rea. Edhe deputeti Ben Blushi sëbashku me familjen e tij ka qënë në qytetin e Korçës për darkën e Krishtlindjeve, në shoqërinë e familjes Rama.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Hanë njeri-tjetrin kur s’kanë me ç’të ushqehen Në rast se fokat mungojnë atëherë arinjtë polar ushqehen me...
  2. Festat e Fundvitit, ndizet atmosfera festive në Korçë Korçë- Në prag të festave të fundvitit atmosfera festive ka...
  3. Rama: Berisha s’ka prioritet diskutime për integrimin e vendit Tiranë- Reagon menjëherë kryetari i Partisë Edi Rama për mungesën...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›