E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, Bashkia e Tiranës ofron drekë për 300 fëmijë në nevojë

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Bashkia e Tiranës ka ofruar sot një drekë për rreth 300 fëmijë në nevojë, kryesisht romë dhe jetimë për tu dhënë atyre ndjesinë e një momenti të gëzuar, me rastin e  festave të fundvitit, gëzim i cili u shtua edhe falë pranisë së vetë Kryebashkiakut Rama dhe urimeve që ai u drejtoi  fëmijëve, me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë këtij aktiviteti, Kryetari i Bashkisë Edi Rama përshëndeti dhe ndau dhurata për fëmijët e pranishëm, duke u përcjellë atyre më shumë ngrohtësi dhe atmosferë festive. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme kjo mundësi për tu dhënë një moment gëzimi këtyre fëmijëve dhe njëkohësisht besoj dhe uroj që Viti i Ri të sjellë sa më shumë mbarësi, jo vetëm për ta por edhe për prindërit e tyre, ashtu si për të gjithë prindërit e familjeve në nevojë, që në kohë krize kanë vetëm nevojë për mbështetje, solidaritet në radhë të parë dhe pastaj për plotësimin e të gjithë atyre nevojave të tjera që për fat të keq nuk i plotësojnë dot tha Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›