E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Drejtesia, autonomi dhe pergjegjesi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka deklaruar se sistemi i drejtesise ne Shqiperi ka arritur progrese, por ka ende shume pune pasi ai duhet ende te clirohet nga klientelizmi dhe politika.

“Hap pas hapi, drejtesia duhet te clirohet nga mentalitete te vjetra arkaike, te shkeputet nga klientelizmi dhe politika. Politika eshte elementi me i rendesishem qe percakton kuadrin ligjor. Kjo eshte politike parlamentare, por qe duhet te perkthehet ne ligje qe duhet te absorbohen nga sistemi i drejtesise”, ka pohuar Topi ne emisionin “Top Story”.

Sipas tij, sistemi i drejtesise ka nevoje per autonomi, por njekohesisht edhe per pergjegjesi ligjore, ne menyre qe me autonomine te mos abuzohet.

“Njerezit e drejtesise kane nevoje te fitojne nje lloj autonomie, por edhe pergjegjesi ligjore per te vene drejtesi ne nje vend ku ajo ose mungon, ose nuk zbatohet. Por une mendoj se ka progres dhe e shoh me optimizem trajektoren e sistemit te drejtesise”, ka deklaruar Topi.

Sipas tij, arritja e nje objektivi te tille vjen nga bashkepunimi i institucioneve kushtetuese, te cilat luajne nje rol thelbesor ne “autopastrimin” e sistemit.

“Problemet jane komplekse, por meritojne te kene nje orientim te perbashket te te gjitha institucioneve. Dua qe sistemi i drejtesise te kete sensin e autopastrimit, por kjo vjen nga KLD dhe orientimet e ketij keshilli. Drejtesia ka probleme, por une jam i bindur se do te bejme progres per permiresimin e ketij sistemi”, ka shtuar Topi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›