E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra feston krishtlindjet, i pranishëm dhe Rama

Festimi i Krishlindjeve ka mbledhur në Shkodër me qindra besimtarë katolike, të cilët kanë festuar mbrëmjen e Krishtlindjeve, në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. I pranishëm ne celebrimin e meshës, ishte kreu i PS Rama. 

SHKODER- Qindra besimtar katolik kanë festuar mbrëmjen e së mëekurës festëb e Krishtlindjes në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. I pranishëm në celebrimin e meshës së shejntë me rastin e kësaj feste ishte kreu i pArtisë Socialiste Edi Rama, ndërkohë që vihej re mungesa e pushtetarëve lokal. Arqipvshki mitropolit shkodër Anxhelo Masafra i ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve në natën e Krishtlindjeve të lutën për të gjithë ato vende të botës ku ekziston lufta që tu kthehet paqa dhe harmonia.
Pas përfundimit të celebrimit të meshës së shejntë ku të gjithë besimtarët kanë kryer të gjitha ritualet e kësaj feste në mesnatë, janë hedhur edhe fishekzjarret në oborrin e katedrales. Më pas atmosfera e festës në qytet ështe ndjeri deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›