Festat, Topalli feston me fëmijët e kryeqytetit

Tiranë, 23 dhjetor NOA Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka festuar sot me fëmijët e kryeqytetit.
Në një atmosferë festive dhe shumë të hareshme, nën tingujt e muzikës, dhe brohoritjet e vogëlushëve të kryeqytetit, Kryetarja e Kuvendit ishte sot mysafire e veçantë në shfaqjen e fëmijëve, me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. E titulluar Pema e xixëllonjave, shfaqja mblodhi shumë spektatorë, dhjetëra fëmijë të vegjël dhe prindër të tyre. Kryetarja e Kuvendit e rrethuar nga fëmijët u uroi Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2010. k.k/NOA