E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Skënderbeu luftoi që ta çonte Shqipërinë në Perëndim”

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, së bashku me krerët e lartë të shtetit bëri dje homazhe dhe vendosi kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar 28 Nëntorin, këtë datë të shënuar të historisë së kombit. Në kuadrin e veprimtarive festive, Topalli mbajti dhe një fjalim ku vlerësoi se më 28 nëntor 2009 ne nderojmë sakrificën e virtytin e bijve të shqipes, kujtojmë 28 Nëntorin 1443, 28 Nëntorin 1912 e deri më sot, për të ardhur në përvjetorin e këtij viti. “Ne e dimë, që në shekuj shqipet për vetë natyrën e tyre, fluturonin të pashoqëruara. Kështu ishte dhe kur Princi i lirisë, Skënderbeu luftonte për bashkimin e shqiptarëve, për ti orientuar drejt Perëndimit. Kështu ishte në 28 Nëntor 1912, kur plaku i Vlorës bashkoi përsëri burrat dhe ngriti lart flamurin shqiptar. Sot shqipet nuk fluturojnë më të pashoqëruara, sot ato janë bashkë në Evropë”, - tha ajo. Më tej Topalli theksoi se ndryshe nga një vit më parë, kur festohej kjo festë, sot ka një arsye më shumë për të festuar, sepse tashmë Shqipëria është dhe anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Më 28 nëntor 2008, - vijoi ajo, - Shqipëria nuk kishte ok për kërkesën e saj për statusin e vendit kandidat, sot më 28 nëntor 2009, Shqipëria është pranuar në kërkesën e saj”. Topalli vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, dhe tha se nderon kujtimin e të rënëve për pavarësi, në këtë 28 Nëntor kur Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës evropiane. Më pas, kryetarja e Kuvendit u takua me familjarë dhe të afërm të të rënëve për pavarësi, duke shprehur bashkë me ta kënaqësinë se ky 28 Nëntor e gjen Shqipërinë në një vit historik, anëtarësimin në NATO dhe pranimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›