Ançeloti në selinë e PSG, por firma shtyhet për neser
ROME-Nuk kanë mjaftuar pesë orë bisedime që Karlo Ançeloti dhe klubi i Paris Sent Zhermen të gjenin akordin për kontratën e re. Trajneri italian ka qenë sot në selinë e klubit francez që në orën 14 të mesditës dhe bisedimet vazhduan deri në orën 19.25 të mbrëmjes. Dukej gjithçka si një formalitet, por në fakt nuk u nënshkrua asgjë. Takimi i radhës është fiksuar për nesër, megjithatë dyshimet se italiani do të marrë pankinën pariziene, janë të vogla. Sot, ai ishte i shoqëruar nga drejtori sportiv Leonardo, që u kthye enkas nga pushimet. Ançeloti pritet të firmosë një kontratë prej 2 vjet e gjysmë, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Ai do të bëhet kështu trajneri më i paguar i futbollit francez.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)