E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliq, ish-kombinati i sheqerit rrezikon konfiskimin

KORÇE - Ish-kombinati i sheqerit në Maliq rrezikon konfiskimin për shkak të një kredie të pashlyer, të marrë në vitin 1995, ndërsa rrezikojnë të mbeten të papunë 20 persona.
Paralajmërimi për konfiskim ka sjellë reagimin e drejtoreshës së kombinatit për pamundësinë e shlyerjes së kredisë.

“Të hedhësh në rrugë të gjithë punonjësit që janë këtu është si t’i vrasësh këta njerëz. Ne nuk kemi ku i sigurojmë këto të ardhura. Të gjendet mundësia midis ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që vlera që do krijohet nga privatizimi i fabrikës së alkoolit të kalojë për shlyerjen e këtij detyrimi. Ne nuk jemi subjekt privat, por subjekt shtetëror.”- deklaron drejtoresha Pranvera Begolli.

Kredia e marrë në vitin 1995 kap shifrën e 400 milionë lekëve, ndërsa kanë mbetur pa shlyer edhe 200 milionë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›