E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, fluks në dogana por jo rradhë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit ka bërë që të ketë fuks në pikat doganore me Greqinë. Sipas informacioneve nga pika doganore e Kakavijës janë regjistruar në hyrje të tokës shqiptare 4340 persona dhe 1280 automjete ndërsa kanë dalë 2000 persona dhe 600 automjete.Ndërkohë nuk raportohet për rradhë të gjata ndërsa mësohet se pala shqiptare punon me 6 sportele ndërsa pala greke punon me 3 sportele.
Gjithashtu fluks udhëtarësh ka pasur edhe në doganën e Kapshticës. Sipas të dhënave nga policia kufitare mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë drejt tokës shqiptare 4296 persona dhe 1286 automjete ndërsa kanë dalë nga territori ynë 1612 persona dhe 445 automjete.
Ndërkohë fluks të udhëtarëve ka pasur ditën e djeshme edhe në portin e Durrësit. Sipas burimeve portuale mesatarisht 4 mijë pasagjerë në ditë po mbërrijnë në port me tragetet e linjave.
Për të përballuar këtë fluks policia dhe aurotiteti portual ka vënë në dispozicion 40 sportele për përpunimin e pasagjerëve. Pjesa dërrmuese e pasagjerëve janë emigrantë të punësuar në perëndim të cilët e drejtohen Shqipërisë apo Kosovës.
Interesant është fakti se ndryshe nga sezone të tjerë ku kishim vetëm ardhje të pasagjerëve për shkak të liberalizimit të vizave një pjesë e familjeve shqiptare janë drejtuar perëndimit për të kaluar festat e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri.
Po sipas burimeve portuale në ditët në vijim pritet një rritje e numrit të pasagjerëve të cilët i drejtohen portit të Durrësit. Nga prenotimet e bëra në agjensitë e ndryshme detare rezulton se në ditët në vijim fluksi i pasagjerëve pritet të arrijë në 6 mijë persona dhe 2 mijë e 500 automjete në ditë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›