E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni i linjës Lushnje-Vlorë përplas 58-vjeçarin

Një 58-vjeçar është aksidentuar sot nga treni i linjës Lushnje-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në peri të Lushnjes ku 58-vjeçari Enver Saraçi ka qënë duke kaluar në hekurudhë në momentin kur është përplasur nga treni.
 

Pas aksidentit të ndodhur, personat e pranishëm njoftuan policinë dhe kërkuan një autoambulancë por ndihma mjekësore ka mbërritur me rreth 40 minuta vonesë.
 

Pas ardhjes së ambulancës 58-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes se mësohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›