E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapen 284 kg hashash, në pranga 22-vjeçari

Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 284 kg kanabis sativa ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Duralumini” në aksin Gjirokastër-Sarandë është arrestuar 22-vjeçari Ermal Ramaj pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij kamionçinë me targa AA 273 AY është gjetur sasia e drogës.
 

Agjentët e antidrogës kanë ngritur një postbllok në aksin Gjirokastër-Sarandë dhe porsa kanë pikasur mjetin e dyshuar i kanë bërë shenjë për të ndaluar dhe drejtuesi i mjetit, nuk ka bërë rezistencë. Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm dhe ka zbuluar një dopio shtresë të modifikuar në mjet dhe pikërisht në të ishin vendosur qindra pako, 1 dhe 2 kilogramshe, sasia e të cilave, pas peshimit, rezultoi në 283 kg e 700 gram lëndë narkotike e llojit "cannabis sattiva".  Mësohet se sasia e hashashit vinte nga Lazarati dhe do të trafikohej më pas në Greqi.
 

Policia ka shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Sarandës të dyshuarin, Ermal Ramaj, banues në lagjen "28 nëntori" në Vlorë, po zhvillohen hetime për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të 22-vjeçarit vlonjat në transportimin e kësaj ngarkese të madhe me drogë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›