Lëvizja e lirë, serbët e veriut paralajmërojnë referendum
MITROVICË - Serbët e veriut të Kosovës e konsiderojnë të papranueshëm dekretin e qeverisë së Serbisë rreth lëvizjes së lirë në pikat kufitare. Kështu është thënë në takimin e kryetarëve ilegalë të komunave në veri të vendit.
Po ashtu, është paralajmëruar se më 15 shkurt do të organizojnë referendum nëse i pranojnë institucionet e Kosovës në veri, raporton Koha.
Sipas medieve serbe, përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës kanë thënë se barrikadat nëpër rrugë do të mbesin, por qytetarët nuk do të hyjnë në konflikt me pjesëtarët e KFOR-it apo EULEX-it.
“Nëse barrikadat largohen me dhunë, serbët do të vendosin të tjera” - ka thënë për mediat serbe Kërstimir Pantiç, duke shtuar se me këtë duan të tregojnë se “nuk pajtohen me lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe me aksionet e dhunshme të KFOR-it”.
(er.nu/BalkanWeb)