E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, kthehen emigrantët, fluks në pikat doganore të vendit

KUFI- Situata e fluksit të udhëtarëve dhe radhëve të gjata të pritjes në doganat që lidhin vendin tonë me Greqinë është fenomen që përsëritet cdo vit, vecanërisht në sezonin e festave të fundvitit.

Mijëra emigrantë, mes të cilëve fëmijë u duhet të përballen me pritjet e gjata mes temperaturave të ulëta, ndërkohë që ajo cfarë sjell këtë situatë është vonesa në procedura nga pala greke.

Zakonisht edhe në gjendje të tilla emergjence me një numër në rritje udhëtarësh nga pala greke funksionojnë dy apo tre sportele, ndërsa ajo shqiptare vendos në punë 8 apo 9 të tilla. Janë emigrantët ata të cilët kërkojnë marrjen e masave për ti dhënë fund kësaj situate.

KAKAVIJË, KANË HYRË 30% MË SHUMË EMIGRANTË SE VITIN E KALUAR
Situata në pikën doganore në Kakavije është normale dhe levizja e qytetarëve në të dy anët e kufirti nuk ka shënuar radhë apo pritje të gjata. "Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqipëtar në Kakavijë 4358 shtetas dhe 1288 automjete, ndërsa janë larguar për në Greqi 2088 shtetas shqiptare",- tha zedhënësi i drejtorisë së policisë në Gjirokastër, Gentian Mullai. Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe po kaq ne dalje.

KUKËS, FLUKS NE RRITJE I LEVIZJEVE NË DOGANËN E MORINIT
Gjatë këtyre ditëve të fundvitit fluksi i lëvizjes doganën e Morinit ka patur një rritje të ndjeshme në drejtim të lëvizjes nga Shqipëria në Kosovë. Një gjë e tillë është rrjedhojë e fluksi të hyrjes së shtetasve kosovarë që kthehen me pushime nga vende të ndryshme evropiane përmes Durrësit, apo përmes aeroportit “Nënë Tereza”.
Burime zyrtare të drejtorisë rajonale të policisë kufitare bëjnë të ditur se, edhe pse fluksi është rritur ndjeshëm, deri tani nuk janë regjistruar radhë në doganën e Morinit, ndërsa punohet me 4 sportele. Po ashtu, për përshpejtimin e kontrollit, po bashkëpunohet mes policisë kufitare dhe doganës, gjë që ka eliminuar fenomenin e rradhëve të gjata në mjediset e doganës. “Gjatë 24 orëve të fundit kanë lëvizur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës 15551 shtetas me 3978 mjete të llojeve të ndryshme, pohojnë burime zyrtare të policisë kufitare. Ndërkohë, fluksi i hyrjes në Shqipëri përmes kësaj dogane vazhdon me ritme normale. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 985 shtetas me 562 mjete të llojeve të ndryshme”, pohojnë burime të policisë kufitare.

SITUATA NË PORTE
Vijon ende fluksi i udhëtarëve që mbërrijnë në portet e vendit tonë për festat e fundvitit. Raportohet se në portin e Durrësit sot mbërrijnë 7 tragete me 6500 udhëtare dhe rreth 1600 mjete.
Mësohet se për të përballuar numrin e lartë të udhëtarëve tragetet janë detyruar të kryejne nga dy rrugë në ditë.

Kjo ka sjelle edhe crregullim në orare. Mësohet se qindra udhëtare kanë pritur me orë të tëra gjatë natës në portet e Barit dhe Ankonës, për tu nisur drejt Durrësit.

Situata duket disi më e qetë në portin e Brindizit, ku mësohet se është reduktuar numri i pasagjerëve në pritje. Njëri prej trageteve të linjës Vlorë-Brindizi është duke punuar me dy rrugë në ditë, ndërkohë që i vetmi problem është crregullimi i orareve. Rreth orës 2:00 të mëngjesit ka mbërritur një tjetër traget në portin e Vlorës me 756 pasagjerë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›