Gërdeci’, mbrojtja mungon sërish, procesi shtyhet në 2012
TIRANË- Nuk ka përfunduar as këtë vit procesi maratonë i tragjedisë ‘Gërdeci’. Seanca e sotme, ashtu si dhe shumë të tjera më parë është shtyrë pasi kanë munguar disa nga avokatët mbrojtës.
Deri tani në procesin që po zgjat gati 3 vjet, Prokuroria ka dhënë pretencën për të pandehurit, duke kërkuar burg përjetë për 3 të akuzuarit kryesor, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.
Ndërkaq është bërë mbrojtja e 16 nga 29 të pandehurit, ndërsa pritet që mbrojtja e të akuzuarve kryesore Delijorgji dhe Pinari të bëhet vitit që vjen.
Dosja ‘Gerdeci’ është regjistruar në gjykatën e Tiranës në 11 Qershor të 2009 dhe deri sot janë zhvilluar mbi 150 seanca gjyqësore. Tragjedia e rëndë më 15 mars 2008 ndodhi në një fabrikë të demontimit të m,unicioneve, 15 km larg nga Tirana. Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosën dhe qindra godina të banorëve dhe bizneseve u dëmtuan.
(el.me/BalkanWeb)