E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen 4 persona për trafik ndërkombëtar droge

TIRANE – Katër persona të dyshuar për trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike janë vënë në pranga sot në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë në 5 vende Ballkanike.

Ende nuk ka shumë detaje për të dhënat e operacionit, pasi ai po zhvillohet edhe në këto momente por bëhet fjalë për një operacion të koordinuar mes policive të 5 vendeve: Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, vendi tonë dhe Serbisë.

Të arrestuarit janë Leonard Dushi, Agim Hasaj, Leonard Sterkaj dhe Ervis Bici, të gjithë nga Shkodra. Operacioni i koduar “Trio“ ka nisur që në orën 6 të mëngjesit në të 5 vendet ballkanike.

Policia e Malit të Zi konfirmoi se ka arrestuar 16 persona ndërsa shumë të arrestuar janë konfirmuar edhe në Kroaci dhe Serbi. Ballkani konsiderohet si një zonë tranzit për trafikim të armëve dhe drogës, në drejtim të Europës Perëndimore.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›