E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, në pranga 17-vjeçari, mbante municione në banesë

KUKES – Policia e Kukësit ndaloi një 17-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një sasi municionesh.

Burime nga policia e Kukësit bënë të ditur se pas një kontrolli në banesë, shtetasit S.S, banues në fshatin Malqene të komunës Ujmisht, iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale një granatë dore ofensive pa ndezës, një kallëp dinamiti, dy copë fitili zjarr përcjellës etj.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për shkakun e mbajtjes së këtij materiali luftarak, apo për lidhje me persona të tjerë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›