E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, masa e policisë rrugore dhe të rendit

Festat e fundvitit sjellin masa të shumta të policisë rrugore për të normalizuar trafikun në Tiranë si dhe për të shmangur aksidentet rrugore. Sipas Ferhat Hysës, shef i sektorit të trafikut në Tiranë policia rrugore e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë për të festuara festat e fundvitit në kryeqytet.
Por një tjetër iniciativë e policisë rrugore ditën e shtunë ka qenë edhe shpërndarja e fletë-palosjeve me postulatin "Mos shpejto drejt vdekjes", sipas drejtuesve të policisë rrugore shpërndarja e këtyre fletëpalosjeve është bërë për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë makinën me shpejtësi tej normave të lejuara si dhe në gjendje të dehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›