E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vret kushëririn dhe i plagos djalin

Vlorë- Sherri për pronën ka shkaktuar sot një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi pak më parë në fshatin Armen të Vlorës, kur sherri i ndodhur mes kushërinjve ka degjeneruar në përdorim armësh e për pasojë janë shenuar edhe viktima. Sipas burimeve të policisë, Luan Haxhiraj ka vrarë me arëm zjarri kushëririn e tij, Ruzhdi Haxhiraj, 55-vjeç dhe ka plagosur djalin e viktimës, Çajup Haxhiraj.

Të dhënat paraprake tregojnë se ngjarja ka pasur si shkak një sherr të nisur mes kushërinjve për motive pronësie. Pasi kanë debatuar me fjalë, mes tyre është ndezur debati dhe Luani ka rrëmbyer një armë zjarri, me të cilën ka shtënë në drejtim të kushërinjve. Si pasojë e të shtënës së armës ka humbur jetën menjëherë 55-vjeçari dhe ka mbetur i plagosur i biri i tij.

I dëmtuari është transportuar për në spialin e qytetit, për të marrë ndihmën mjesore, kurse trupi i viktimës është përcjellë në drejtim të morgut, ku pritet të bëhet ekspertiza. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin e autorit dhe e ka shoqëruar atë në komisariat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›