E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa antikrizë, Malaj: Qeveria smori parasysh propozimet tona

Tiranë- Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë për papërgjegjshmëri përballë paosjave që mund të vijnë nga kriza globale. Sipas nënkryetarit të komisionit të Ekonomisë, Arben Malaj, sa më shumë qeveria vonohet të veprojë, aq më e madhe dhe e rëndë bëhet kostoja e kësaj krize. Sipas tij, qeveria nuk mori parasysh asnjë propozim të opozitës për një paketë stimuluese në ekonomi për të asistuar nga afër njerëzit në nevojë, për të lehtësuar biznesin nga cdo vështirësi dhe abuzim në këtë situatë të vështirë, për të reduktuar efektet ekonomike sociale dhe psikologjike tek shqiptarët dhembi pritshmëritë në ekonominë tonë.

Malaj ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se rënie të ritmeve të rritjes ekonomike theksojnë sot të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe BB, të cilët parashikojnë që rritja ekonomike edhe në vendet e Europës Qendrore e Lindore, të reduktohet me rreth 50%. FMN, sipas tij, ka parashikuar rënie të ritmeve të rritjes ekonomike në vendin tonë me rreth po 50% nga 6% në rreth 3,5%.

Institucionet e BE, ka vijuar më tej ai, sapo kanë deklaruar se po shikojnë mundësinë të pregatisin paketa ndihmë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, madje disa vende si Bullgaria kanë hyre në këtë skemë për të frenuar ndikimin e pritshëm të krizës.

“Kjo papërgjegjshmëri e keqqeversjes së vendit, ky mashtrim i rritjes ekonomike me 9.9%, ky nënvleftësim ndaj risqeve potenciale në vend,jo vetëm që i rrit pasojat negativeduke e rritur numrin e njerëzve në vështirësi ekonomike, duke e rrezikuar biznesin shqiptar, duke rritur papunësinë, por rrezikon të na lerë edhe jashtë programeve që institucionet financiare ofrojnëpër të lehtësuar pasojat e kësaj krize në të gjitha vendet e rajonit”- tha Malaj.

Ai ka numëruar një sërë treguesisht që sipas tij, janë fakt se ekonomia shqiptare po ndjen pasojat e krizë botërore.

Sipas tij, ka rënie të dërgesave të emigrantëve, i cili ka qenë një burim i rëndësishëm i konsumit dhe investimit në ekonominë tonë, Banka Qendroredeklaron një rënie me 13-23% ose 150-250 milion euro më pak.

Rënie, sipas Malajt ka edhe në eksporte ku diferenca në rritje e deficitit tregtar e ulrritjen ekonomike të një vendi dhe nuk e rrit atë. “Ka vështirësim të marrjes së kredisëdhe ka ngadalësim të ritmeve të rritjes së saj, deri në Shtator 2009 investimet publike ishin në shifra shumë të ulta, më pak se 50%, c’ka përjashton mundësinë që ato të kenë qenë faktori i rritjes 9,9%”- tha ai.

Investimet private në sektorin e ndërtimit, sipas tij, janë në rënie, gjë që tregon se jo e gjithë rritja e investimeve publike është rritje shtesë në ekonomi.

Ekonomia rezikohet nga rënia e ritmeve të investimeve të huaja direkte në ekonomi, shumë projekte të firmosura deri tani nuk kanë filluar akoma, ndaj deri tani ato nuk kanë ndonjë impakt në ritme të larta të rritjes ekonomike. Kriza botërore në vendet perëndimore nuk mund të mos ndikojë në frenimin e investimeve në vendet e treta si në rastin e vendit tonë.

Muajt e fundit, ka theksuar më tej Malaj, ka rënie të mbedhjes së të ardhurave fiskale, e cila vjen për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik, ndërkohë që numri i të punësuarve të rinj është i ulët, cka nuk përputhet me ritmet e rritjes9,9%. Vendi ynë, sipas tij, për sa i takon indeksit të konkurueshmërisë, lë pas vetëm Bosnjën dhe Kosovën.

“Rritja e abuzivitetit në mbledhjen e të ardhurave fsheh rënien e tyre për shkak të rënies se rritjes ekonomike dhe të rritjes së korrupsionit paraelektoral”- tha ai.

Përballë kësaj situate, Malaj ka deklaruar se është domosdoshmëri ndërtimi i programeve konkrete ekonomike që stimulojnë ekonominë tonë dhe minimizojnë efektet negative të keqqeverisjes së vendit dhe krizës ekonomike globale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›