Festat e fundvitit, nis kontrolli i njësive tregtare
Nga Brikena Shllaku
Drejtoria Rajonale e Ushqimit në Shkodër ka nisur kontrollet në të gjitha njësitë tregtare të qytetit. Objekt i kontrolleve janë cilësia e produkteve ushqimore dhe i afateve të skadimit të tyre.
SHKODER -Afrimi i festave të fundvitit ka hedhur në aksion punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit në Shkodër. Ata kanë "lënë" zyrat dhe kanë nisur kontrollet në të gjitha njësitë tregtare të qytetit. Objekt i kontrolleve të shumta të organizuar nga specialistët e kësaj drejtorie janë cilësia e produkteve ushqimore si i afateve të skadimit të tyre. Kjo, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Mësohet se vetëm gjatë dy muajve të kaluar u bllokuan dhe asgjësuan 2 ton ushqime me origjinë shtazore, që iu kishte kaluar afati i konsumimit. Përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në kryeqendrën e veriut, dje u shprehën për "Gazeta Shqiptare" se aksionet do të vazhdojnë deri në fund të dhjetorit. Nisur nga fenomeni i viteve të kaluara, ku me rastin e festave të fundvitit tregtarët hedhin në treg ushqime që u ka kaluar afati, specialistët po hedhin në "sitë" të gjitha njësitë tregtare të shumicës dhe të pakicës në këtë qytet.
ABUZIMI
ME USHQIMET
Tentativat e tregtarëve për shitjen e mallrave ushqimorë të skaduar vazhdojnë të mbeten problem për inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimi dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Shkodër. Me afrimin e festive të fundvitit shtohet mundësia e abuzimit të tregtarëve me produktet ushqimore që ata tregtojnë. Për çdo vit, në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tregtarë të papërgjegj-shëm fillojnë grumbullimin e mallrave ushqimore me çmime të lira, pavarësisht cilësisë dhe afatit të skadencës së tyre. Për të minimizuar fenomenin në fjalë, që dëmton e rrezikon jetën e banorëve të Shkodrës, Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka shpejtuar marrjen e masave.
KONTROLLET
E SPECIALISTËVE
Që nga 1 nëntori ka nisur një aksion për verifikimin e të gjitha produkteve ushqimore që tregtohen në Shkodër, si në pikat e tregtimit me pakicë, ashtu edhe në magazinat e shumicës. "Është realitet që disa tregtarë të papërgjegjshëm, nisur nga qëllime përfitimi, tentojnë të abuzojnë me konsumatorët, e kryesisht në ditë festash. Ne po ushtrojmë kontrolle të imtësishme në të gjitha njësitë tregtare dhe do të ndëshkojmë personat që abuzojnë jo vetëm me çmimet e produkteve ushqimore, por dhe ata që shesin ushqime të skaduara", - thotë drejtori i Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore në Shkodër, Adnan Gradeci. Sipas Gradecit, kjo periudhë deri në fund të vitit shoqërohet me disa festa, ndaj do të shtohet kontrolli në njësitë e shitjes, pasi mundësitë e abuzimit janë më të mëdha.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)