E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, radhë të gjata në Kapshticë

Korçë- Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë ashtu sikurse dhe ishte paralajmëruar është shtuar fluksi i emigrantëve që hynë në tokën shqiptare për kremtimin e festive të fundvitit. Nderkohë që janë shënuar edhe radhët e para në kufi, në krahun e palës greke. Autokolona e makinave ka shkuar disa kilometra.

Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kalimi, bëjnë të ditura burime nga policia kufitare  Kapshtcë, kanë hyrë 6 450 persona dhe rreth 1300 automjete.Vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm hynë mbi 1 200 emigrantë.

Nga pala shqiptare shërbehet me 4 sportele, ku dy prej tyre u shtuan mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që nga pala greke po punohet vetëm me dy sportele. Nga kontaktet midis homologëve gjatë fillimit të kësaj jave, nga pala greke u premtua se do të shtohet numri i sporteleve për të shmangur rradhët, por ky premtin nuk është mbajtur.

Fluksi i emigrantëve është shtuar ndjeshëm mëngjesin e sotëm.

Vetëm gjatë kësaj jave  në këtë pikë kalimi kanë hyrë në tokën shqiptare mbi 10 000 emigrantë. .Ndërkohë numri i deportivëve gjatë ditëve të fundit ka shënuar rrënie. Mesatarisht janë kthyer 20-30 persona që kanë hyrë në mënyrë klandestine në Greqi.

Ky është rituali i përvitshëm i emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj. Gjithnjë përballen me ankthin e radhëve sapo mendojnë të vijnë në vendin e tyre në sezon festash, madje shpeshherë ata kanë humbur vendet e punës për shkak të vonesave disa ditore për të kaluar kufirin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›