E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet totalisht rruga e Shëngjinit

Lezhë-Nga kjo foto është vështirë të kuptosh se këtu jemi vetëm 10 metra larg plazhit te Shëngjinit. Rruga që të çon në zonën turistike është krejtësisht e shkatërruar sa zor të besosh se këtu ka patur ndonjëherë rrugë. Gropa gjigande të mbushura me ujë, janë në 3 kilometra gjatësi të këtij aksi mjaft të rëndësishëm.

Situata nuk është e re, por neglizhenca e autoriteteve vendore është i pashembullt në një zonë turistike si ajo e plazhit të Shëngjinit. Makinat e ndryshme që janë të detyruara të udhëtojnë drejt Shengjinit apo anasjellates përjetojnë një ankth në vete, pasi rruga është totalisht e mbuluar nga uji që qendron në sipërfaqe. Shko këtu faktin se ajo është e prishur me gropa të më mëdha çka çon në prishjen e automjetit. Madhe në shumë rastet makina kanë mbetur kryq në rrugë, duke çarë sadokardin e makinës aty.

Mjetet e tonazheve të rënda që lëvizin në këtë rrugë e kanë shkatërruar plotësisht atë. Ky dëmtim ka penguar lëvizjen normale të shumë familjeve që jetojnë në zonën e Shëngjinit dhe shumë biznese që gjenden atje.

Drejtuesit e mjeteve kanë filluar të gjejnë zgjidhje alternative, duke lënë rrugën per te ecur në rërën e plazhit. Sipas banorëve ajo që po ndodh aktualisht me Shengjinin është mosreflektim i pushtetit vendor dhe Drejtorisë së Rrugeve të cilat edhe pse janë vënë në dijeni nuk kanë marrë asnjë masë.

Lëvizja e mjeteve nga brezi i rërës po dëmton në të njëjtën kohë edhe zonën turistike, duke vënë në dyshim sezonin e ardhshëm.

E gjithë gjatësia e rrugës që lidh Shëngjinin me fshatin Knalle, aks i rrugës së Kunes është plotësisht nën pushtetin e ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›