E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat shqiptare në Irak, mirënjohje nga aleatët

Tiranë-Forcat shqiptare që shërbenin në Irak janë kthyer sot në vendin tonë, pas mbylljes me sukses të misiomit 5-vjeçar. Ato kanë marrë falenderime dhe vlerësime nga aleatët në ceremoninë e lamtumirës.

Misioni i 12 uli flamurin shqiptar në Mosul ditën e enjte dhe sot ata bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa u kthyer në vendin tonë.

Komandanti i forcave amerikane, Llojd Y.Austin, tha se shpreh një falenderim të veçantë për popullin dhe qeverine shqiptare. Ai u shpreh se “ushtria juaj ka kontribuar për lirinë dhe sigurinë në Irak”. Sipas tij forcat shqiptare e mbyllin ne dinjtet misionin e tyre përkrah me aleatët. Ndërsa ministri Oketa shprehu falenderim të veçantë për ushtarakët tanë që shërbyen në Irak. Misioni i 12 shqiptar përbëhej nga 250 ushtarakë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›