E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, pranga shperndaresit te droges

Sektori i anti-droges ne Tirane ka arrestuar ne flagrance mbremjen e sotme shtetasin Binak Dobrushi, i cili zoteronte me vete gjysme kilogram heroine.

Ndalimi eshte kryer prane fushes se aviacionit ne Tirane dhe sasia e droges gjendej ne automjetin e te ndaluarit. Pas kontrollit ne shtepine e Dobrushit, policia ka sekuestruar edhe nje sasi tjeter droge, qe se bashku ne total kapin masen e rreth 1.4 kilogrameve.

Dobrushi ka qene i survejuar nga anti-droga prej disa kohesh dhe ndalimi i tij eshte bere ne kohen kur mendohej se nje pjese e heroines po behej gati per shperndarje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›