Festat e fundvitit,Vasili: Bluzat e bardha në gadishmëri
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka kërkuar nga bluzat e bardha të jenë në gatishmëri për të trajtuar çdo emergjencë gjatë festave të fundvitit por edhe nga virozat. Në një takim me shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ministri Vasili kërkoi marrjen e masave për për festat e fundvitit. Një vëmendje të veçantë, Vasili ka kërkuar për të sëmurët kronikë, të rinjtë dhe të moshuarit.
"Të sëmurët kronikë të mos largojnë vëmendjen nga shëndeti i tyre. Kujdesja duhet të jetë e njëjtë pasvarësisht nëse është festë. Një përkujdesje të veçantë duhet të tregojnë edhe për të rinjtë të cilët frekuentojnë jetën e natër por edhe në përdorimin e fishekzjarreve pasi ngjarjet e pakëndshme mund të shkaktojë trauma të parikuperueshme. Në përkujdeshje duhet të tregojnë edhe të moshuarit që të marrin barnat që kanë dhe të mos e teprojnë me pijen për festa. Kujdes fëmijët dhe të moshuarit pasi moti i ftohtë mund të ndikojë tek shëndeti i tyre” ka theksuar Vasili.
Gjatë festave të fundvitit në urgjenca dhe në spitale vihet re një rritje e fluksit të pacientëve që kanë probleme nga konsumimi i alkoolit, por edhe të rritur apo fëmijë që rezultojnë të dëmtuar nga fishekzjarrët.