E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, fluks të emigrantëve në Portin e Durrësit

Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kanë shtuar fluksin e pasagjerëve që i drejtohen portit të Durrësit. Sipas burimeve portuale mesatarisht 4 mijë pasagjerë në ditë po mbërrijnë në port me tragetet e linjave.
Për të përballuar këtë fluks policia dhe aurotiteti portual ka vënë në dispozicion 40 sportele për përpunimin e pasagjerëve. Pjesa dërrmuese e pasagjerëve janë emigrantë të punësuar në perëndim të cilët e drejtohen Shqipërisë apo Kosovës.
Interesant është fakti se ndryshe nga sezone të tjerë ku kishim vetëm ardhje të pasagjerëve për shkak të liberalizimit të vizave një pjesë e familjeve shqiptare janë derjtuar perëndimit për të kaluar festat e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri.
Po sipas burimeve portuale në ditët në vijim pritet një rritje e numrit të pasagjerëve të cilët i drejtohen portit të Durrësit. Nga prenotimet e bëra në agjensitë e ndryshme detare rezulton se në ditët në vijim fluksi i pasagjerëve pritet të arrijë në 6 mijë persona dhe 2 mijë e 500 automjete në ditë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›