E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, jo pushim të hënë ose të martë

 Administrata nuk do të ketë më, fundjava të stërzgjatura pushimesh për festa. Të hënat dhe të martat pushim, për shkak të mbivendosjes së ditëve të festave me të shtunat e të dielat, janë shkurtuar me ligj. Për këtë vit, të gjithë ata që kanë parashikuar pushime të gjata, duhet t'i anulojnë. Qeveria ka ndryshuar ligjin, duke shtuar një ditë tjetër feste në kalendar, por duke aluduar shtojcën që i jepte të drejtën të punësuarve të bënin pushim edhe të hënat apo të martat, në rast se datat e festave ishin të shtunën ose të dielën. E thënë më thjeshtë, në rast se data e festës zyrtare apo dita përkujtimore është e shtunë apo e dielë, e hëna nuk do të jetë më pushim.Ndryshimi në ligjNë javën e fundit të dhjetorit, qeveria miratoi vendimin për ndryshimin e ligjit "Për festat zyrtare e ditët përkujtimore". Në pamje të parë, ditëve të pushimit për administratën, në fakt edhe për të gjithë të punësuarit e tjerë me kontrata të rregullta pune edhe në biznes privat, dukej se festave i shtohej edhe një datë tjetër. Në fjalën e tij, Berisha nënvizoi se edhe dita 8 Dhjetor do të hynte në kalendarin e ri të festave. Ky ndryshim, i shton në 13 ditët e pushimit për të punësuarit në vend. Këtu bëjnë pjesë festat kombëtare, ato fetare dhe ditët përkujtimore, bashkë me datat 1 dhe 2 janar. Por në fund të vendimit të qeverisë nënvizohet edhe një shfuqizim. "1. Pas shkronjës "g", të nenit 1, shtohet shkronja "gj", me këtë përmbajtje: "gj) 8 Dhjetori - Dita Kombëtare e Rinisë.". 2. Paragrafi i fundit, i nenit 1, shfuqizohet.", theksohet në ndryshimet e miratuara nga qeveria. Paragrafi i fundit i ligjit të vjetër parashikonte që "Kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të dielë, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës". Ky ishte paragrafi që i jepte të drejtën kryesisht administratës, por edhe të punësuarve të tjerë në sektorin privat, të bënin pushime deri në katër ditë në javë, për shkak të mbivendosjes ditëve të fundjavës së festave zyrtare. Shfuqizimi i këtij paragrafi, rrjedhimisht e heq këtë të drejtë. Por, për ata që kanë bërë plane afatgjata, duket se ka edhe një shpresë në dorë të deputetëve. Duke qenë se ndryshohet një ligj, atëherë propozimi i qeverisë duhet të marrë OK edhe nga parlamenti. Këta të fundit do të votojnë në rast se pushimet e festave do të jenë të gjata apo të shkurtra.Sa humbim këtë vitAdministrata por përgji-thësisht edhe sektori privat, paguhen në bazë muaji. Pra, jo për ditë pune. Festat në kalendarin zyrtar dhe shtesa e pushimit për shkak të mbivendosjes në ditët e fundjavës, nuk ndikonin në pagesën e të punësuarit. Përfituesit direkt nga ky ligj janë pikërisht punëdhënësit. Por duke pasur parasysh se shumica e punëdhënësve privatë nuk e respektojnë këtë klauzolë të ligjit, duket se të paktën të humbur do të jenë të punësuarit në administratë. Sipas përllogaritjeve me kalendarin zyrtar të festave të vitit 2010, qeveria ka shtuar vetëm një ditë pushim, datën 8 Dhjetor festën e rinisë. Kështu ditët shtesë të pushimit për festa nga 12 do të bëhen 13. Por shfuqizimi i paragrafit të mbivendosjes, u zvogëlon me 5 ditë pushimet zyrtare. Sipas kalendarit, të paktën pesë, nga 13 festat zyrtare këtë vit janë të shtunën dhe të dielën. Me ligjin e vjetër, edhe e hëna pasardhëse duhet të ishte pushim. Me ligjin e ri, e hëna është punë dhe administratës i shkurtohen të paktën 5 ditë pushimi.Ndryshimet në ligjNë ligjin nr.7561, datë 21.12.1992, "Për festat zyrtare e ditët përkujtimore", të ndryshuar, të bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:Neni 11. Pas shkronjës "g", të nenit 1, shtohet shkronja "gj", me këtë përmbajtje:"gj) 8 Dhjetori - Dita Kombëtare e Rinisë."2. Paragrafi i fundit, i nenit 1, shfuqizohet.Paragrafi ishte: "Kur ditët e festave zyrtare të mësipërme bien ditën e shtunë ose të dielë, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës."Neni 2Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".Kalendari i festave zyrtare 20101 dhe 2 Janar - Festat e Vitit të Ri Ditët e para të këtij viti ishin e premte dhe e shtunë, edhe dita e hënë 4 janar ishte pushim, pasi në fuqi është ligji i vjetër. Në vitin 2011 datat 1-2 janar janë e shtunë dhe e dielë, dhe me ligjin e ri të punësuarit do të fillojnë punë të hënën më datë 3 janar. Pra nuk do të ketë ditë shtesë pushimi14 Mars - Dita e Verësështë e diela e dytë e marsit 2010. Të hënën do të jetë ditë pune22 Mars - Dita e Nevruzit Festa e Nevruzit është të hënën e katërt të prillit 2010. 4 Prill - Dita e Pashkës Katolike 4 Prill - Dita e Pashkës Ortodokse Dy festat e pashkëve, janë të dielën e parë të prillit të këtij viti. Dita e hënë do të jetë ditë pune1 Maj - Dita Ndërkombëtare e Punës Dita e punës është të shtunën e parë të majit 2010. Dita e hënë do të jetë ditë pune.9 Shtator* - Dita e Bajramit të Madh Bajrami i madh është të enjten e dytë të shtatorit 2010.19 Tetor - Dita e Lumturimit të Nënë Terezës Dita e lumturimit të Nënë Terezës është të martën e tretë të tetorit 2010.16 Nëntor*- Dita e Kurban Bajramit Kurban Bajrani është të martën e tretë të nëntorit të këtij viti28 Nëntor - Dita e Pavarësisë 29 Nëntor - Dita e çlirimit Festat e nëntorit këtë vit janë të dielën dhe të hënën e fundit të muajit. E marta do të jetë ditë pune8 Dhjetori - Dita Kombëtare e RinisëFesta e re e shtuar në kalendar është të mërkurën e dytë të muajit dhjetor 201025 Dhjetor - KrishtlindjaKrishtlindjet janë të shtunën e fundit të vitit 2010. E hëna do të jetë ditë pune*Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të jenë subjekt i ndryshimeve sipas kalendarit hënor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›