Statuti, nis përpunimi i pyetësorëve
Në selinë rozë kanë filluar të mbërrijnë pyetësorët që u janë shpërndarë organizatave socialiste për ndryshimet statutore. Ishin kryetarët e këshillave socialistë të rretheve, por dhe koordinatorëve të qarqeve që dorëzuan një pjesë të mirë të tyre ditët e fundit të vitit të shkuar, ndërsa këto ditë do të nisë përpunimi i tyre. Ndryshimet që pritet të ndodhin në statutin socialist, do të përfshijnë disa momente të rëndësishme në organizimin e PS-së. Paketa e propozimeve do ti kalojë grupit të punës për ndryshimet statusore, mbledhjes së kryesisë, asamblesë Kombëtare dhe në fund do të jetë kongresi i PS-së që pritet të mblidhet në prill të këtij viti. Përmes katër pyetjeve, grupi i punës për ndryshimet statutore, i dërgoi një pyetësor të gjitha organizatave socialiste ku kërkonte tërheqjen e mendimit nga socialistët për çështje që pritet të jenë bazë e ndryshimeve statutore. Një nga pyetjet në pyetësor ishte dhe "pranimi ose jo i oponencës kolektive", një propozim i bërë tre vjet më parë nga Maqo Lakrori, por që nuk është marrë seriozisht nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste.