Stojku: Po prodhojmë 28 milionë kwh
nertila mahoDerdhjet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit kanë vazhduar edhe dje, si rezultat i nivelit të lartë të prurjeve. Drejtori i KESH, Muharrem Stojku u shpreh për "Panoramën" se situata ka shënuar një farë përmirësimi por gjithsesi po punohet që ajo të stabilizohet. "Aktualisht nëpër hidrocentrale po bëhen derdhjet e nevojshme për të ulur nivelin kurse prodhimi i energjisë ka arritur shifra rekord, prej 27-28 milionë kwh në ditë", u shpreh Stojku. Sipas tij, Fierza, Komani, Vau i Dejës dhe Ulëz-Shkopeti po japin prodhimin e tyre maksimal në këto ditë. Një sasi e tillë energjie ka ndikuar edhe në rritjen e eksporteve. "Dy ditë më parë kemi arritur të eksportojmë 11.5 milionë kwh në ditë energji, një shifër rekord kjo", tha Drejtori i KESH. Më tej, duke theksuar edhe një herë masat që KESH ka marrë në menaxhimin e kësaj situate, Stojku u shpreh se Fierza përbën prioritetin aktual për sa i përket arritjes së nivelit të duhur. "Fierza është vëmendja jonë kryesore, stabilizimi i saj lehtëson situatën në Koman dhe Vaun e Dejës. Aktualisht në liqenin e këtij hidrocentrali po bëhet një derdhje prej 620m3/s", tha drejtori. Sipas të dhënave të KESH, dje janë bërë derdhje edhe në Koman me 400m3/s kurse në Vaun e Dejës me 800m3/s. "Synimi ynë është që në Fierzë të arrijmë nivelin 290m, në Koman 170m dhe në Vaun e Dejës 74m. Këto janë nivelet normale, të cilat do të pasqyronin realisht një situatë të mirë", u shpreh Muharrem Stojku. Ai vuri në dukje gjithashtu se pavarësisht kalimit të niveleve maksimale nëpër liqenet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, situata është nën kontroll. "Nga ana jonë po bëhet një shfrytëzim nominal normal për prodhimin e energjisë në këtë periudhë dhe është arritur që të prodhohet një sasi rekord", përfundoi Stojku.situata djeFierzaPrurjet 450 m3/sNiveli i liqenit 292.8 metraNiveli maksimal 296 metraDerdhjet 620m3/sTurbinat në punë 4 KomaniPrurjet 180 m3/s(anësore)Niveli i liqenit 173.6 metraNiveli maksimal 175 metraDerdhjet 400m3/sTurbina në punë 5Vau i DejësPrurjet 150 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 74.6 metraNiveli maksimal 76 metraDerdhjet 800m3/s Turbina në punë 4Ulëz-ShkopetPrurjet 100 m3/s (anësore)Niveli maksimal 128.8 metraDerdhjet 100 m3/sTurbina në punë (4)(2)Prodhimi 27-28 milionë kwhEksporti (dt.3.01.2010) 11.5 milionë kwhPërplasjaPD: Rama uroi rroftë përmbytjaPartia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratave të PS-së, mbi gjendjen e rënduar në veri të vendit për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli akuzoi opozitën se alternativa e vetme e saj janë fatkeqësitë natyrore. "Edi Rama dhe bllokmenët e rinj, pasi kaluan pushimet e fundvitit në Burgalarab dhe detrat e nxehta, u sollën sot shqiptarëve si urim, "Rroftë përmbytja". Deklarata e sotme e Edi Ramës për përmbytjet, janë dëshmi tjetër se ai alternativë të vetme për shqiptarët ka fatkeqsinë natyrore", tha Mëhilli. Sipas saj "Partia Demokratike shpreh edhe nje herë vlerësimin dhe mbështetjen e saj më të madhe për qytetarët e këtyre zonave, qeveritarët vendor të të gjitha niveleve, për forcat e Policisë së Shtetit, Emergjencat Civile dhe ato të Ushtrisë, Bordeve të Kullimit, të cilët bënë që këto momente kritike të përballohen pa humbje jetësh dhe me dëme plotësisht të kompensueshme". Zëdhënësja e PD-së theksoi se rreshjet dhe vërshimet e mëdha që rritën prurjet në lumenjtë e Matit, Drinit të Zi, Drinit të Bardhë e degëve të tyre, u përballuan me dëmet më minimale.PS: Qeveria afera me rezervat ujoreDuke e cilësuar si të rëndë situatën në veri dhe verilindje të Shqipërisë, Partia Socialiste ka fajësuar qeverinë dhe kryeministrin Berisha. Sipas deputetit të Shkodrës, Ilir Beqja, investimet që duhet të kryheshin për forcimin e argjinaturave në Lezhë dhe Shëngjin kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. "Nuk është nevoja që Sali Berisha të bëjë parashikuesin e motit apo drejtuesin e emergjencave civile. Situata që po kalojmë nuk mund të justifikohet me kapriçot e motit. Edhe paratë e shpenzuara në vitin 2006 për të mbrojtur Lezhën e Shëngjinin nga përmbytjet kanë shkuar në xhepat e oborrit të familjes në pushtet. I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë fatin e këtyre investimeve", theksoi Beqja. Por Partia Socialiste ngre shqetësimin edhe për importin e energjisë që po kryhet nga qeveria shqiptare, pavarësisht nivelit të lartë të ujit në hidrocentralet në vend. "Askush nuk merr guximin të tregojë sa ka qenë niveli i liqeneve të hidrocentraleve në fillim të nëntorit", u shpreh Beqja.