Pakti, postet që marrin aleatët e PD
ADI SHKEMBIPartia Demokratike mbyll fazën e parë të ndarjes së pushtetit me aleatët. Pas konkretizimit të marrëveshjes me LSI-në, demokratët u kanë ofruar poste zv.ministrash dhe këshilltarësh krerëve të partive me të cilat dolën së bashku në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Forca e dytë e koalicionit të djathtë, Partia Republikane ka marrë fillimisht një post ministri, i cili mbahet nga kreu i kësaj partie Fatmir Mediu dhe dy zv.ministra për Neritan Alibalin te Ekonomia dhe Dashnor Bajazitin te Kultura. Sipas marrëveshjes kjo parti ka edhe 5 për qind të përfaqësimit në të gjitha nivelet e qeverisjes. E dyta për nga rradha ishte partia për Drejtësi dhe Integrim. Kjo forcë mori 14.477 vota, por për shkak të divergjencave brenda saj ngeli pa përfaqësim. Deputeti Dashamir Tahiri krijoi së bashku me ish deputetin e PS-së, Shpëtim Idrizi Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Partia Agrare Ambientaliste, e cila në rang vendi mori 0.88% të votave ka marrë postin e këshilltarit të kryeministrit që mbahet nga Lufter Xhuveli, kryetari i kësaj partie, dhe postin e zv.ministrit të Mjedisit. Aleanca Demokratike, e cila pas zgjedhjeve të vitit 2011 pritet të shkrihet me PD-në ka marrë gjithashtu dy poste të rëndësishme. Neritan Ceka, kryetari i kësaj partie, është emëruar këshilltar i kryeministrit Berisha, ndërsa një Arben Demeti, themelues i saj, ka marrë postin e zv.ministrit të Mjedisit. Lidhja Demokristiane Shqiptare e themeluar një vit më parë nga ish demokristiani Nikollë Lesi fitoi në zgjedhjet e 28 qershorit mbi 6 mijë vota. Deri tani kjo forcë ka marrë një post zv.ministri në Ministrinë e Kulturës, ndërkohë që pretendon edhe postin e Prefektit të Shkodrës për ish deputetin Pashko Ujka. Lëvizja e Legalitetit e cila në zgjedhjet e fundit mori mbi 10 mijë vota ka përfituar falë marrëveshjes me Partinë Demokratike një post zv.ministri në Ministrinë e Mbrojtjes për kryetarin e saj, Ekrem Spahia. Gjithashtu poste në nivelin e dytë dhe të tretë të qeverisjes ka marrë edhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat. Arjan Starova, kryetari i PBLD-së është emëruar në postin e zv.ministrit të Mbrojtjes. Gjithashtu kjo parti ka mundur të ruajë edhe pesë poste drejtorësh dhe 20 specialistë në të gjithë vendin. Dy partitë e Ballit, ai Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat kanë konfirmuar postet e marra para zgjedhjeve për kryetarët e tyre. Konkretisht Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar ka mbajtur postin e zv.ministrit të Transporteve, ndërsa Artur Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat postin e kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit. Në fazën e dytë të negociatave pritet të përcaktohet edhe përfaqësimi për nivelin e tretë dhe të katërt të qeverisjes.postet e aleatevePartia RepublikaneFatmir Mediu, ministër i MjedisitNeritan Alibali, zv.ministër i EkonomisëDashnor Bajaziti, zv.ministër i KulturësAleanca DemokratikeNeritan Ceka, këshilltar i kryeministritArben Demeti, zv.ministër i MjedisitPartia Agrare AmbientalisteLufter Xhuveli, këshilltar i kryeministritAuron Mëneri, zv.ministër i MjedisitPartia Bashkimi Liberal DemokratArjan Starova, zv.ministër i MbrojtjesLidhja Demokristiane ShqiptareNikollë Lesi, zv.ministër i KulturësPartia Balli KombëtarAdriatik Alimadhi, zv.ministër i TransportevePartia Balli Kombëtar DemokratArtur Roshi, drejtor i Inspektoratit të NdërtimitPartia Lëvizja e LegalitetitEkrem Spahia, zv.ministër i Mbrojtjes