E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrane nusen familja e viktimes kerkon trupin e pajete dhe te drejten per femijen

Ne familjen e Zamira Udenishtit vrare nga burri dhe vjehrra e saj nuk ka vetem zi. Aty ka zemerate dhe kerkohet denim deri me vdekje per autoret e krimit barbar. Me shpresen se shteti do te dije te reagoje perballe nje ngjarjeje si kjo familja Udenishti kerkon trupin e viktimes. Nje kerkese e tille i eshte drejtuar prokurorise se rrethit e cila pritet te marre vendim se shpejti. Xhemal Lleshi daja i vajzes i renduar nga vdekja e mbeses thote se autoret duhet te ndeshkohen rende. Ata duhet te marrin denimin me vdekje dhe vetem keshtu mund te vihet drejtesi - thote ai. Vellai i Zamires Lulzim Udenishti kerkon qe mbesa e tyre te rritet ne shtepine e nenes. Ata jane vrases dhe mbesa ime nuk mund te rritet ne nje vend te tille - thote ai. Zamira nuse udhetoi e gezuar deri tek shtepia e bashkeshortit te saj. Skishte si te dinte se po futej ne shtepine e vrasesve atu ku pushoi se jetuari dhe la te vetme vajzen e saj Joanen 2 vjece. Eumlshte fjala per ngjarjen qe tronditi jo vetem banoret e zones se Skrokes ne Qukes te Librazhdit por gjithe shqiptaret nene e bir vrane 31-vjecaren Zamira Udenishti Belba nga fshati Rashtan i rrethit te Librazhdit.

Fillimisht ngjarja u cilesua aksidentale - vetevrasje por ekspertet e Policise se Krimeve te Librazhdit dhe me pas te Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit e klasifikuan si vrasje ne bashkepunim. Dyshimet e para pas vdekjes erdhen nga shpjegimet e familjareve te cilat nuk perputheshin me njera-tjetren nderkohe ekspertiza realizoi versionin e sakte dhe zyrtar te shkakut te vdekjes se nuses. Per kete krim aktualisht ne burg ndodhen Hatixhe e Alfred Belba nene e bir. Kjo ngjarje e frikshme ndodhi nje nate perpara nderrimit te viteve dhe besohet se shkak eshte xhelozia e burrit. Alfred Belba jetonte dhe punonte ne Greqi dhe me 19 dhjetor ishte kthyer prane familjareve te tij per te kaluar festat e fundvitit. Ne familjen e viktimes ne fshatin Rashtan ndodhet vetem nena e saj Refia ne shtrat e semure prej nje jave pothuajse ne gjendje kome. Kjo familje e rrenuar nga ngjarja kerkon drejtesi marrjen e trupit nga familja e vrasesit nje sekonde e me perpara dhe ndeshkim te ashper per autoret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›