E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e ndalon ti afrohet ish-gruas burri e rreh para deres se gjykatesit

Thyen vendimin e gjykates rreh gruan para deres se gjykatesit. Grushte e shpulla kane derdhur mbi njeri-tjetrin disa dite me pare para zyres se gjyqtarit qe vendosi urdhrin e mbrojtjes cifti Imer dhe Shkurte Xhediku te cilet ishin paraqitur ne gjykate per tu njohur me vendimin e gjykates. Pavaresisht vendimit te gjykates qe urdheronte shtetasin Imer Xhediku qe te mos i afrohej te pakten deri ne 100 metra ish-bashkeshortes se tij apo te mos ushtronte dhune ndaj saj para deres se te njejtit gjyqtar ka nisur ushtrimi i dhunes sherr i cili ka perfunduar me nderhyrjen e punonjesve te policise. Disa dite me pare ka qene paditesja Shkurte Xhediku e cila i eshte drejtuar Komisariatit te Policise nr. 4 ne te cilen ka depozituar nje kerkese padi ndaj ish-bashkeshortit te saj Imer Xhediku me objekt Leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes. Gjate hetimit gjyqesor te kesaj ceshtjeje ka rezultuar se ata kane qene bashkeshorte me njeri-tjetrin dhe martesen e tyre e kishin zgjidhur para disa kohesh. Perpara gjykates paditesja Shkurte Xhediku eshte shprehur se i padituri Imer Xhediku ka ushtruar here pas here dhune fizike ndaj meje ushtron dhune psikologjike etj. Ne incidentin e dates 8 nentor te vitit 2010 i padituri ka ardhur ne vendin e punes ku une banoj Vila 135 prane Rruges se Barrikadave ku me ka kercenuar. Une duke qene se jam ndier e kercenuar nga ana e tij kam bere menjehere denoncim ne polici ne Komisariatin nr. 4 Tirane. Ne kallezimin e saj Shkurte Xhediku pretendon gjithashtu se gjate periudhes ne vijim ajo eshte rrahur keqas nga ana e ish-bashkeshortit te saj. Nje nga rastet ka qene edhe ne vendin qe ndodhet prane Selvise ne Tirane ku kane qene kalimtaret e rastit qe kane nderhyre duke e shpetuar ate nga i padituri. Nderkohe qe perpara gjykatesit Adrian Kalia i padituri Imer Xheliku eshte shprehur se nuk e kishte dhunuar asnjehere fizikisht paditesen dhe sipas tij ajo genjente per dicka te tille. Imer Xhediku pretendoi para gjykates se ish-bashkeshortja e tij gjate nje incidenti te ndodhur pak dite me pare kishte provokuar sherrin me te ku sipas tij nuk e kishte lejuar ate qe te takohej me vajzen qe ndodhej ne ate momente me Shkurte Xhedikun. Pavaresisht pretendimeve te Imer Xhedikut gjykata vendosi te leshoje urdhrin e mbrojtjes ne ngarkim te Shkurte Xhedikut ndersa ka urdheruar Imer Xhedikun qe te mos kryeje asnje veper te dhunes ne familje ndaj paditeses te mos ta kercenoje ate ngacmoje cenoje kontaktoje si dhe te mos i afrohet ne nje distance me te vogel se 100 metra. Ky vendim duhet te zbatohej per nje vit.

Dhuna

Gjykata pas vendimit te leshuar per urdhrin e mbrojtjes me daten 29 dhjetor te vitit 2010 urdheronte te dyja palet qe me daten 31 janar te ketij viti te merrnin nje vertetim te ketij urdhri te dhene nga gjykata. Pese dite me pare mesohet se rreth ores 1230 cifti eshte hasur serish perpara deres se gjyqtarit Ardian Kalia ku sapo jane pare kane nisur te debatojne me njeri-tjetrin. Edhe pse gjykata urdheronte te paditurin Imer Xhediku te mbante 100 metra distance te mos kercenonte apo dhunonte ky i fundit jo vetem qe nuk e ka zbatuar urdhrin e gjykates por ka nisur te qelloje ish-bashkeshorten e tij me shpulla e grushte sherr i cili ka perfunduar me nderhyrjen e punonjesve te policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›