Spitalet t'i tenderojne vete ilacet
Medikamentet dhe pajisjet e domosdoshme do te blihen nga spitalet, me fondin qe u jep Ministria e Shendetesise
Spitalet do ta vendosin vete se cilat ilace do te blejne, ne menyre qe te mos perseritet me kurre kriza e sivjetshme. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka bere me dije "strategjine" e re qe do te mundesoje nje shperndarje shume eficente te ilaceve dhe pajisjeve mjekesore. Ndersa, per sa i perket ilaceve mjaft te shtrenjta, tenderet do te behen nga Ministria e Shendetesise. Nese ne fund te vitit, ne spitale do te kete mungesa te medikamenteve, atehere ato do te ndeshkohen, sepse kane bere abuzime.
Spitalet
Sipas ministres se Shendetesise Anila Godo, per vitin 2009, do te kete nje menyre tjeter per shperndarjen e buxhetit dhe furnizimin me ilace. "Duke filluar nga janari i vitit 2009, do te jene vete spitalet rajonale ato qe do te percaktojne se cfare medikamentesh dhe aparaturash do te blejne me buxhetin qe u ka dhene Ministria", ka deklaruar Anila Godo. Sipas saj, ne kete menyre spitalet tona nuk do te kene me mungesa te medikamenteve me te thjeshta, sic ka ndodhur deri tani. Sipas Godos, gjithcka do te varet pikerisht nga menyra se si do t'i shpenzojne keto para spitalet. Gjate takimit qe ka zhvilluar dje ne Korce, Godo u ka kerkuar bluzave te bardha te perdorin me kujdes buxhetin dhe ta bejne me efikas sherbimin ndaj pacienteve. Sipas ministres, nje menyre e tille shperndarjeje do te behet vetem per ilacet specifike per te cilat ka nevoje cdo spital. Ndersa per medikamentet shume te shtrenjta, si per shembull citostatiket, do te blihen me ane te tenderave qe do te zhvilloje Ministria e Shendetesise.
Prokurimet
Ministrja Godo ka terhequr vemendjen, edhe ne lidhje me ceshtjen e planifikimeve dhe prokurimeve neper spitale. Sipas saj, deri tani planifikimet dhe prokurimet kane qene si dy drejteza paralele qe nuk priteshin. Tjeter gje planifikohej dhe tjeter gje prokurohej. "Ështe e rendesishme qe cdo lloj diagnoze, apo cdo lloj aktiviteti shendetesor t'i vihet cmimi. Dhe duke ditur mire cmimin ne do te bejme te mundur te menaxhojme buxhetet pa na shkuar dem asnje lek", vazhdoi ministrja Godo. Ajo njoftoi gjithashtu se kontrollin e levizjeve financiare neper spitale, do ta kryeje ISKSH-ja.