Festat, rrisin fluksin e emigranteve në portin e Vlorës
Një numër i madh emigrantësh është regjistruar ditën e sotme në portin e Vlorës, duke shënuar kështu edhe ditën me fluksin më të madh që ky port ka pasur. Emigrantët kanë vendosur që këtë fundvit festat ti kalojnë pranë familjarëve të tyre.
VLORE- Porti i Vlorës ditën e sotme ka shënuar një fluks të madh emigrantësh të cilët kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit në atdhe. Me dy tragetet e linjës VLorë-Brindisi në portin e Vlorës kanë mbërritur 1401 pasagjere dhe 447 automjete. Sipas autoriteteve portuale janë marrë të gjitha masat që fluksi të përballohet pa probleme, por pamvarësisht masave numri i madh i emigrantëve ka bëre që gjatë përpunimit të pasagjerëve të krijohen vonesa. Sipas të njëjtave burime, numri i lartë që shihet ditët e fundit të vitit është pasi shumë emigrantë e kanë mbyllur ditën e punës një ditë para Krishtlindjeve. Ditën e shtunë dhe të dielë pritet dhe kontigjenti i fundit i ardhjes së emigrantëve numri i të cilëve do të jetë i lartë. (a.r/news24/balkanweb)