Mirditë, besimtaret katolik kanë festuar Krishtlindjet
Mijëra besimtarë katolik në rrethin e Mirditës, kanë festuar natën e Krishtlindjeve në katedralen e Rrëshenit. Mesha e natës së Krishtlindjeve është celebruar nga misionarë të ndryshëm edhe nëpër shumë famulli të Mirditës dhe të Matit.
MIRDITE- Krishtlindjet janë festuar masivisht në Mirditë ku një pjesë e konsiderueshme e komunitetit i përkasin besimit katolik. Në mesnatë katedralja e Rrëshenit është mbushur me besimtarë të shumtë. “Jezusi ka lindur në tokë mes njerëzve për tu sjellë gëzimin paqen dhe shenjtërinë gjatë gjithë shekujve mbarë njerëzimit”. Ky ka qenë lajmi i mirë i përcjellë dhe urimi për paqe ndaj besimtarëve të shumtë të qytetit të Rrëshenit të mbledhur në kishën katedrale të kësaj qendre dioqeze ku ipeshkvi i saj Kristoforo Palmieri udhëhoqi celebrimin e festës së madhe. Mesha e natës së Krishtlindjeve është celebruar nga misionarë të ndryshëm edhe nëpër shumë famulli të Mirditës dhe të Matit. Ndërsa gjatë ditës së sotme Kisha katedrale është e mbushur jo vetëm me besimtarë të shumtë që jetojnë e banojnë në këtë zonë, por edhe nga emigrantë të kthyer për festat e fundvitit. (a.r/news24/balkanweb)