E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 34% 1 2 3 4 5 (6 vota)

Deri ne oren 15:00 ne te gjithe Kosoven kane votuar 556 mije zgjedhes apo e thene ndryshe 34.1 per qind e votuesve. Kryetarja e KQZ Valdete Daka, ka dhene shifrat e pjesemarrjes ne qytetet kryesore kosovare. Sipas saj pjesemarrja me e larte ne zgjedhje eshte regjistruar ne Skënderaj, ku kane votuar 60 per qind e zgjedhesve. Ndonese ne Komunen e Gracanices me shumice serbe kane votuar rreth 27 per qind e votuesve ne komunat e tjera serbe pjesemarrja luhatet mes shifrave 1 e 2 per qind e votuesve.

• PE, Pack: Partitë, proces zgjedhor korrekt
• Probleme, listat dhe gjurma e votimit
• Graçanicë, votim korrekt, vëzhgues nga palët
• Mitrovicë, votimi nis normalisht
• Veri, serbët bojkotojnë zgjedhjet
• Voton Thaçi: Votë për Kosovën Europiane
• Votojnë Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Ukë Rrugova
• Kreu i AKR Behxhet Pacolli voton në Prishtinë Azhornuar së fundi ( e diel , 12 dhjetor 2010 ) Lexo të plotë ...   Sot heshtje zgjedhore në Kosovë 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 11 dhjetor 2010 Uashingtoni zyrtar konsideron se mbajtja dhe menaxhimi i zgjedhjeve këtë të dielë në Kosovë, janë të një rëndësie të veçantë. “Nëse ato do të shihen si të lira, të drejta dhe paqësore, atëherë Kosova do të bëjë një hap gjigand më përpara drejt legjitimitetit ndërkombëtar”, ka vlerësuar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton. Lexo të plotë ...   KQZ, orët e fundit të fushatës në Kosovë 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 10 dhjetor 2010 Fushata e shkurtër zgjedhore e imponuar nga Ligji dhe Kushtetuta, mbyllet sot në Kosove.  Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për kandidatët e 29 subjekteve të certifikuara. Sot mbahen tubimet  përmbyllëse në disa qendra të Kosovës, shumica në Prishtinë. Ndërkohë, mbërrin ekipi i vëzhguesve të rrjetit të organizatave evropiane për monitorimin e zgjedhjeve. Para zgjedhjeve të së dielës  qendra e numërimit të votave premton transparencë gjatë procesit të numërimit. Lexo të plotë ...   Wikileaks, publikohen dosjet e para për Kosovën 1 2 3 4 5 (5 vota) e premte , 10 dhjetor 2010 Në Wikileaks shpalosen dosjet e para për Kosovën. Diplomatët e Shteteve të Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se “pavendosmëria dhe dobësia” evropiane, do të mund të krijonte një kontroll të fuqishëm serb ndaj pjesës veriore të Kosovës, shkruan e përditshmja londineze, The Guardian, në numrin e sotëm, duke u mbështetur në dokumentet diplomatike amerikane të publikuara nga WikiLeaks. Gazeta mëtutje shkruan se Shtetet e Bashkuara frikësohen se Evropa do t’i nënshtrohej presionit serb që Kosova të ndahet, lëvizje kjo për të cilën diplomatët kanë tërhequr vërejtjen se mund të nxisë dhunë etnike. Lexo të plotë ...   TI: Rritet niveli i korrupsionit në Kosovë 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 09 dhjetor 2010 Korrupsioni është rritur në tre vitet e fundit, thonë gjashtë nga 10 të anketuar në mbarë botën dhe një në 4 prej tyre pohon se ka paguar mito vitin e kaluar.  Këto janë gjetjet e raportit të publikuar sot nga Transparency International, “Barometri Global i Korrupsionit 2010”. Lexo të plotë ...   Haga, 1 muaj liri me kusht Ramush Haradinajt 1 2 3 4 5 (11 vota) e enjte , 09 dhjetor 2010 Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar me kusht për rreth një muaj nga Haga. Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte ka miratuar kërkesën për ta liruar përkohësisht nga burgu Haradinajn. Atij i lejohet qëndrimi në Kosovë nga 17 dhjetori deri më 14 janar të 2011 me një sërë kushtesh. Lexo të plotë ...   Vritet anëtari i partisë boshnjake 1 2 3 4 5 (9 vota) e mërkurë , 08 dhjetor 2010 Anëtari i koalicionit boshnjak “Vakat”, një koalicion që mbron identitetin boshnjak në Kosovë, Shefko Salkovic, është vrarë me armë zjarri nga persona të panjohur, në afërsi të Jarinës, vendkalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë. Mediat kosovare kanë bërë të ditur se policia ka vlerësuar se nuk ka të dhëna që vrasja mund të jetë politike. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili në kohën e sulmit ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me viktimën. Motivet e vrasjes janë ende të paqartë, ndërsa mësohet se policia kosovare po heton në disa pista.

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 08 dhjetor 2010 )   Zgjedhjet, Doris Pack apel kosovarëve: Jini të matur 1 2 3 4 5 (13 vota) e martë , 07 dhjetor 2010 Zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë jane shume te rendesishme dhe mbarevajtja e tyre do ta ndihmonte Kosoven ne hapat e saj drejt integrimit, per liberalizimin e vizave dhe terheqjen e fondeve evropiane per zhvillim. Kështu kanë theksuar në Bruksel, para nisjes së tyre drejt Kosovës, kryetarja e Delegacionit te PE për Europën Juglindore, Doris Pack dhe evroparlamentarja Ulrike Lunacek.
Lexo të plotë ...   Thaçi i kërkon votat Podujevës 1 2 3 4 5 (10 vota) e martë , 07 dhjetor 2010 Partia Demokratike e Kosovës, ishte në Podujeve për të kërkuar vota për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Kryetari Hashim Thaçi ftoi banorët, jo vetëm ata që e përkrahin PDK-në, por edhe simpatizantët e partive të tjera ta votojnë PDK-në.
Me fitoren e PDK-së dhe kandidatëve të Podujevë për deputetë, Thaçi tha se do të ketë një angazhim të madh për ta zhvilluar Llapin, i cili sipas tij ka mbetur prapa.
Lexo të plotë ...   LDK në Istog: Kosova shtet ligjor 1 2 3 4 5 (12 vota) e martë , 07 dhjetor 2010 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha gjatë tubimit elektoral në Istog se me fitoren e LDK-së, Kosova do ta bëhet një shtet ligjor. Në vendlindjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Mustafa është pritur nga mijëra simpatizantë të LDK-së, të cilëve u premtoi fitoren e kësaj partie me 12 dhjetor.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›