Festat, trafiku në kaos në Tiranë

Në Tiranë sot ka qenë e pamunudur të lëvizje me makinë. Të gjitha rrugët kryesore po ashtu edhe ato dytësore kanë qene tëresisht të bllokuara për shkak të trafikut të rënduar. Kjo për shkak të ardhjes se emigrantëve të cilët kanë bërë që të rritet numri i automobilave që qarkullojnë në vend. E ndërsa shpejtimi i të gjithëve për të përfunduar punët e fundit të Vitit të Ri ka bërë që trafiku të rendohet edhe më shumë. Megjithëse policia ka marrë të gjitha masat duke vendosur më shumë se një polic nëpër kryeqëzime, situata ka qene tepër e vështirë të menaxhohej edhe prej tyre, pasi sot makinat nuk thuajse nuk ecnin fare. Kështu sot edhe nesër do të ishte me mire të lëviznim në këmbë ose me biçikleta nëse duam të shkojmë në kohë në destinacion e duhur. Ndërkohë për ditën e nesërme policia do të lajmërojë edhe për rruget të cilat do të bllokohen për të lejuar qytetarët të festojnë kryesisht në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri në sheshin "Skënderbej".