E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë për të dënuarit në paraburgimin 313 në Tiranë

Me rastin e festave të vitit të ri Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka organizuar një ceremoni festive në ambjentet e paraburgimit 313 në Tiranë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë të paraburgosur femra dhe meshkuj të cilët janë duke pritur vendimin për dënimet e tyre ku janë dëfryer nën tingujt e muzikës live .Gjithashtu drejtorisë së burgjeve i është dhuruar një ambulancë dhe pajisje të ndihmës së shpejtë nga Fondacioni i Kishës Ungjillore të Shqipërisë. Në shenjë simbolike i pari që ka marrë ccelsat e saj ka qënë vetë drejtori i burgut 313 Shkëlqim Kalemi ndërsa drejtori i përgjithshëm i burgjeve Shpëtim Baci ka siguruar se kjo ambulancë do të shkojë në trajtimin sa më human të të dënuarve.
Dhurimi ambulancës nga ky fondacion është kthyer në traditë pasi kjo është hera e tretë që Kisha Ungjillore ofron mjete të ndihmës së shpejtë për Drejtorinë e Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›