Policia e Tiranës, uron gazetarët për Vitin e Ri
Policia e Tiranës ka uruar të gjithë gazetarët për festat e fundvitit. Në një ceremoni të veçantë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka uruar gazetarët e kronikës të medias vizive dhe asaj të shkruar. Në fjalën e tij Vocaj ka falenderuar gazetarët për punën e tyre të palodhshme përgjatë vitit . Gjatë pritjes nuk kanë munguar shkëmbimet e urimeve për të gjithë reporterët e kronikës së zezë që për 365 ditë kanë ndihmuar opinionin publik me informacionet e tyre.
Pritja është organizuar në ambjentet e policisë së Tiranës ku nuk kanë munguar edhe krerë të lartë të këtij institucioni.