Festë, apo vetëm trishtim?
Janë orët e para të paradites së 30 nëntorit. Nuk kanë kaluar veçse disa orë qëkurse TV, gazetat, agjencitë e lajmeve, ne vetë, raportuam "festimet" e datave të nëntorit, deri më tash më të rëndësishmet në Shqipëri. Në një nga rrugët më kryesore të Tiranës, punonjësit e dekorit shpejtojnë të heqin flamujt kombëtarë. Në një shtyllë i zë belaja, flamuri i lagur është ngatërruar aq keq me degët e një rrapi të ri, sa që ta heqësh atë nga shtylla ku është varur kthehet në një aventurë më vete. Por gjithsesi ia dalin mbanë dhe me flamurin nën sqetull i hipin një kamioni, po aq të lagur e të padurueshëm sa edhe vetë klima e këtij pragdimri. Tash flamujt kuq e zi janë futur ndër magaze. "Festa" mbaroi, njerëzia u kthehet punëve.
Ndër gazeta e ndër edicione TV kishim dëgjuar të përsëritej shpesh togfjalëshi: "Festat e Nëntorit". A kishim apo nuk kishim festë? A është çdo datë e shënuar në historinë tonë një motiv për të festuar, apo më shumë për të përkujtuar, për të ndezur qirinj dhe për t‘u lutur në heshtje para varreve të martirëve tanë? A është një ditë ngazëllyese, e kotë, e fryrë prej protokolleve apo një ditë për të kujtuar nëse ka shkuar në vend apo jo amaneti i burrave, djemve, vajzave që ëndërronin për një Shqipëri ndryshe? Jo, nuk ka ndodhur kështu. Si shumë herë të tjera edhe në këtë fund nëntori shumica prej nesh aq që e ka vrarë mendjen se përse duhet të jemi më në fund më të urtë e më të paqtë me sytë nga e ardhmja që synuan ata të pafat që prehen tashmë prej shumë dekadash nën dhe. Kjo puna e termit "festë" na kujtoi si pa dashje një histori që ka ndodhur vërtet andej nga vitet e fundit të komunizmit. Një mësues nga Tirana kishte vite që jetonte në një fshat të thellë të Veriut. Mësuesi i ngratë rrinte me sytë nga rruga në pritje se një ditë edhe atij do t‘i vinte transferimi. Ishte bash e në lulen e moshës, por koha po ikte me vrap dhe ai nuk po martohej. Atëherë nuk la gur pa lëvizur që t‘i afrohej Tiranës. E ëma dhe të tjerët në shtëpi kishin kohë që i flisnin në vesh: Po të ikën koha o derëzi! Mbete pa martuar… Vjen një kohë dhe mësuesit i premtojnë se do ta transferojnë me kusht që në kontrollin e paralajmëruar me kohë, nxënësit e tij duhej t‘u përgjigjeshin saktë pyetjeve të inspektorit të Ministrisë së Arsimit. Kontrolli erdhi vërtet në një ditë të zymtë të vjeshtës së tretë, si këto që po kalojmë ne. Mësuesi, personazhi ynë, i kishte marrë vesh pyetjet që më parë. Ai e kishte përgatitur klasën që të përgjigjej sa më mirë. Por ja që "fatkeqësia" ndodhi. Si i thonë një fjale: kur punët kanë vendosur të venë mbrapsht, ato mbrapsht se mbrapsht do të venë. Kështu ndodhi që pyetjes së inspektorit nga ministria se "çfarë ju kujton data 7 prill 1939", nxënësi më i mirë i klasës iu përgjigj pa i bërë syri tërr: "Data 7 prill 1939, na kujton festën e pushtimit. Pikërisht në këtë datë Italia fashiste pushtoi vendin tonë". I shkreti nxënës i mirë, askush nuk i kishte thënë se jo çdo datë është një festë. Një datë mund të jetë shumë herë e tillë, por jo gjithnjë. Ka raste kur ajo kujton momente të hidhura, gjak, vrasje, sakrifica, zhgënjime, dhe, ç‘është më e rëndësishmja, synime të paarritura. Synime për të çuar vendin tënd përpara. Nuk është e vështirë të merret me mend se transferimi i mësuesit tonë të ngratë u shty edhe për ca kohë të mira. Deri vonë mamaja vazhdoi t‘i pëshpëriste në vesh pa ndërprerë: Mbete pa martuar more ditëzi! Nëse nxënësi më i mirë i klasës i ka ndryshuar apo jo konceptet për datat dhe festat kjo nuk dihet, porse mënyra se si "festuam" sivjet na bën të mendojmë se edhe ai, si shumica prej nesh, e kanë shtyrë si e kanë shtyrë. "E kanë shtyrë", pikërisht ky është termi që të shkon ndërmend kur kujton se çfarë ngjau në këto ditë.
Politika, sikurse i shkon tashmë për shtat, bëri sikur i nderoi të rënët dhe Atdheun. Bëri sepse ishte e ndarë, qenësisht e ndarë. Madje pati edhe nga ata që në Vlorë u ankuan: "Edi Rama na e vodhi festën". Në një farë pikëpamjeje, a më saktë sipas mendjes së tyre, bënë mirë. Ata me devotshmëri prej partiaku deri në palcë i treguan "komandantit" se ata ishin në llogoren e tyre, porse harruan që Vlora nuk është e asnjë deputeti dhe e asnjë partie. Vlora, simboli i Flamurit, u përket të gjithë shqiptarëve pa përjashtim dhe andaj nuk kanë përse të merakosen aq shumë dhe të bëjnë politikë edhe në këtë ditë. Këtë gjë, nuk do ta kishin dashur as baballarët e tyre, lëre pastaj dëshmorët e kallur nën dhe, qofshin këta të djathtë a të majtë. Një përpjekje e Presidentit Topi për t‘i bërë të gjithë bashkë ishte fort e lavdërueshme, porse palët e panë gjithnjë me inat njëri-tjetrin dhe iu ruajtën takimeve ndër korridoret e Viktor Emanuelit III, njësoj si nxënësit që kanë frikë se mos kapen në gabim.
Ndër intervista vazhdoi avazi i vjetër: Kur u çlirua realisht Shqipëria? Jo po 28, jo po 29, ky avaz është bërë tashmë qesharak. Historianët, ata që kanë konsultuar dokumentet, por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë okularë, si Kristo Frashëri, një herë nisin të qeshin, pastaj debatojnë me veten dhe më në fund ulen të shkruajnë, por askush nuk ua vë veshin. Është ogur i keq kur nuk dëgjohet e vërteta e bazuar mbi fakte.
Në 28 në mbrëmje nisi një shi i fortë. Njësoj sikur të donte të na ndëshkonte apo të na bënte që t‘i vinim gishtin kokës. Nën kolonadën e Teatrit të Kulturës disa vajza të reja më kot mundoheshin me kërcimet e tyre të ftonin turmën e festuesve. Nuk ishte faji i tyre dhe as i shiut. Ishte ndjesia e ndarjes, ajo që politika frymëzoi, ajo që i bëri shqiptarët që as të mos festonin dhe as të mos përkujtonin, por vetëm të merrnin pjesë në disa ceremoni të pakuptimta e bajate dhe të shikonin me sytë e trishtë se si flamujt e tyre lageshin të vetmuar nën shiun vjeshtak që binte e binte pa pushim. Thjesht shqiptarët, të paktën për këndej kufijve, bënë pushim ca ditë të mira. Edhe këtë të ndarë e me sy të hakërryer. Por, a mjafton vetëm kaq për një komb që ka shumë për të kujtuar, kuptuar e rregulluar? Ata, "të ndarët", me siguri e dinë më mirë këtë punë.