E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë në Shkodër, fitorja me Laçin formalitet

Vllaznia U-17, e shpallur kampione javë më parë, ka marrë dje zyrtarisht kupën e titullit

Vllaznia – Laçi 5 3

Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Hepaj, Bala, Alikokej, Kiri, Hasaj, Arrinaj, Vecaj, Kalaja, Idrizi (u aktivizuan: Volaj, Hasaj, Pjeshka, Ruçi). Trajner: E.Çaku.
Laçi: Ujka, Xhixha, Sela, Gjonaj, Xhepaj, Gjergjaj, Lleshi, Përkeqi, Frrokaj, Baboçi, Ndreca (u aktivizuan: Ndreu, Gjoka, Prenga, Martini). Trajner: N.Tarazhi.
Shënues: Kalaja 4′, Idrizi 5′, 13′, 56′, Kiri 23′/ Ndreca 5′, 60′, Baboçi 35′
Gjyqtarë: G.Koka, E. Hoxha, R.Çokaj (Lezhë)

E djeshmja ka qenë një ndeshje pa shumë vlera për shkodranët, sepse ata kanë disa javë që e kanë siguruar titullin kampion. Megjithatë, kuqeblutë deshën ta fitonin për ta mbyllur me fitore këtë kampionat të mrekullueshëm.

Ndaj Laçit është arritur një fitore me shumë gola 5 3, ku për vendasit ka spikatur sërish sulmuesi Hysmir Idrizi, që ashtu si pak ditë më parë ndaj Tiranës shënoi një tripletë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 30 golave. Ky sulmues është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi tjetër Kalaja me një gjuajtje shumë të bukur jashtë zonës. Miqtë në fakt barazojnë shpejt me anë të Ndrecës. Kaq ka zgjatur rezistenca e miqve, sepse në fushë më pas flasin vetëm vendasit. Të inkurajuar edhe nga shumë tifozë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, ata i kanë bërë një mbyllje shumë të bukur kampionatit.

I gjithë takimi është mbyllur me 8 gola dhe në fund ata që kanë gëzuar kanë qenë futbollistët e Vllaznisë. Në ceremoninë e fundit të kampionatit, medaljet e fituesit dhe trofeun e kampionit e kanë dorëzuar z/presidenti i FSHF së, Bujar Kasmi, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

Momenti i dorëzimit të kupës kapitenit Taulant Nikshiqi, ka qenë shumë emocionues për futbollistët, stafin drejtues, por edhe për prindërit e këtyre djemve që i dhuruan Shkodrës një tjetër trofe.

Faza e dytë që ka zhvilluar ky ekip ka qenë e jashtëzakonshme, pasi i arrit të rikuperohej diferencën prej 9 pikësh që kishte me Dinamon. Meritë e padiskutueshme e trajnerëve Entri Çaku dhe Nefail Zhejani, por në veçanti e sportistëve si portieri Curri, Nikshiqi, Balaj, Hepaj, Vecaj, Hasaj, Kalaja, Idrizi etj.

Çaku: Këtë titull do ta mbajmë mend gjatë

Trajneri i Vllaznisë U 17, Entri Çaku, është parë tepër i emocionuar gjatë ceremonisë së titullit: “Mendoj se e kemi merituar gjithçka që kemi arritur këtë sezon. Kemi zhvilluar një kampionat që do ta mbajmë mend gjatë. Meritën më të madhe e kanë natyrisht djemtë, ata që sfiduan çdo kundërshtar.

Edhe unë si trajner ndiej emocione të mëdha në këto momente, sepse është trofeu i parë në karrierën time sportive. Atë që s’e arrita si sportist, e arrij tashmë si trajner.”

Cungu: Akademia “Vllaznia” mbetet shembull

Drejtori sportiv i akademisë së Vllaznisë, Armand Cungu, ia faturon këtë trofe punës së mirë që është bërë me skuadrat e moshave në Shkodër: “Ky trofe i sotëm, ashtu si dhe ai i U 15 dhe U 19, janë natyrisht fryt i punës që është bërë.

Mendoj se kemi punuar mirë dhe madje po tentojmë të rregullojmë nga sezoni në sezon shumë elementë të funksionimit të këtyre ekipeve. E rëndësishme është që moshat e Vllaznisë mbeten shembull në mënyrën e funksionimit dhe punës që bëhet, duke nxjerrë çdo vit elementë cilësorë për ekipin e parë, përveç trofeve që po marrim.”

Derbi i fundsezonit, paqe në kryeqytet

Dinamo – Tirana 3-3

Dinamo: Hoxha, Matraku, Tushaj, Me.Shkreta, Mjekaj, Idrizaj, Ma.Shkreta, Duka, Hoxha, Mara, Mulgeci (u aktivizua: F.Milori) Trajner: A.Milori
Tirana: Saraçi, Cake, Nino, Berberi, Tabaku, Cenaj, Mema, Tarja, Hoxhallari, Grabova, Habibi (u aktivizuan: Bogdani, Zajmi, Sallaku). Trajner: A.Kola
Kartonë të verdhë: Me.Shkreta, Hoxha, Milori (2) / Tarja
Karton i kuq: Milori
Shënues: Ma.Shkreta 17′, 42′, Hoxha 60′ / Nino 30′, 40′, Sallaku 64′
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Avdo, N.Bregasi (Tiranë)

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës ka përfunduar në barazim 3-3. Kjo përballje është karakterizuar nga rivaliteti i fortë dhe dëshira për të fituar. Ndonëse rezultati i ndeshjes nuk do të ndryshonte ndonjë gjë sa u përket objektivave të skuadrave, loja ka qenë në nivel të kënaqshëm.

Dinamo kalon e para në avantazh me Ma.Shkretën, por Nino i Tiranës shënon dy herë brenda 10 minutave, duke përmbysur gjithçka. Sërish Me.Shkreta shënon për blutë, ndërsa Hoxha i jep epërsinë Dinamos. Goli i Sallakut në minutën e 64-t i vë vulën këtij takimi, që përfundon 3-3.

Shkëndija mposht lehtësisht Partizanin

Partizani – Shkëndija T. 0-4

Partizani: Gjoni, Thaçi, Bliu, Lila, Zhezha, Rada
Cani, Tirana, Zyba, Hafizi, Roshi (u akyivizuan: Qirici, Gjoni, Gega, Musai). Trajner: G.Tomorri
Shkëndija T.: Spahiu, Pere, Liçaj, Vladi, Ibraj, Zilaj ( Hoxha )
Lala, ( Mersini ) , Hyseni, Gjonaj, Ajazi {Tijci ) , Marku (u aktivizuan: Hoxha, Mersini, Tijçi). Trajner: M.Bakalli
Shënues: Zilaj 13′, Marku 30′, 54′, Hoxha 71′
Karton i verdhë: Zilaj
Gjyqtarë: E.Zhuli, A.Shkreda, N.Bregasi

Shkëndija e Tiranës arrin një fitore të thellë ndaj Partizanit. Qysh në minutat e para djemtë e teknikut Bakalli marrin iniciativën, duke e vënë në vështirësi mbrojtjen e brishtë të Partizanit. Avantazhi vjen shpejt pas një kombinimi të saktë mes dyshes Marku Zilja. Ky i fundit e dërgon topin në rrjetë.

Në të 34-tën minutë Shkëndija dyfishon shifrat me anë të qendërsulmuesit Marku. Pjesa e dytë ofron të njëjtën tablo: Shkëndija sulmon me forca të shumta, ndërsa Partizani përpiqet të mbrohet. Marku dhe Hoxha sigluan fitoren e pastër dhe të thellë 4-0 për Shkëndijën.

Arapi i jep fitoren e merituar Lushnjës

Lushnja – Shkëndija D. 2 1

Lushnja: Dedei, Herri, Mane, Koreshi, Hajdari, Hasalla, Dedej, Sula, Pepa, Bilbili, Gjermeni (u aktivizuan: Arapi, Leka, Dushi). Trajner: G.Taullau
Shkëndija D.: Pëllumbi, Xhixha, Baba, Trebeshina, Gashi, Çela, Muka, Boriçi, Koka, Lëngu, Shkupi (u aktivizuan: Muka, Rustemi, Arifi). Trajner: A.Kërçova.
Shënuan: Hasalla 45′ (11-m), Arapi 82′ / Gashi 34′
Gjyqtarë: E.Hidërshanaj, E.Ruci, D.Vogli (Fier)

Lushnja arrin një tjetër me një gol të shënuar në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë nga Arapi. Takimi ka nisur i barabartë, por lushnjarët pësojnë gol në minutën e 34-t nga një pakujdesi e mbrojtjes.

Në fraksionin e dytë, lushnjarët ushtrojnë presion dhe fitojnë një 11-metërsh të cilin Hasalla e shndërron në gol. Barazim dhe baraspeshë. Lushnjarët gjejnë golin e fitores me anë të Arapit, që u fut në pjesën e dytë në fushë.

Tërbuni e feston me fitore ngjitjen në superiore

Tërbuni – Kamza 1-0

Tërbuni: Sukaj, Kolaj, Hebovija, Ishmakaj, Hykaj, Vucaj, Zaja, Lari, Gavoçi, Sufaj, Ndoci, Cubaj. Trajner: T.Piraniqi
Kamza: Përmarkaj, Dodaj, Luli, Selimaj, Çeka, Gjokmeli, Lala, Mani, Vukaj, Murati. Trajner: F.Tarja
Shënues: Ishmakaj 16′
Gjyqtarë: E.Hoxha, G.Koka, R.Çokaj

Në qytetin e Pukës që në orët e para të mëngjesit ka filluar festa e shpalljes kampion të Tërbunit U-17. U desh edhe 90-minutëshi i fundit me Kamzën që pukjanët ta prekin kupën dhe medaljet e kampionëve. U desh minuta e 16-të që Ishmakaj pas një goditjeje të saktë me kokë të shënonte golin e parë për ekipin e Tërbunit, gol i cili mbeti në fuqi deri në fund.

Në përfundim të takimit kupa dhe medaljet e kampionëve 17-vjeçarë u dorëzuan nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Avdyl Kuriu. Ndeshja u ndoq nga mbi 1000 tifozë pukjanë, një pjesë e të cilëve të ardhur nga qyteti i Shkodrës. I pranishëm ishte edhe futbollisti i Vllaznisë, Vajushi, një talent i dalë nga ky ekip. Ndeshjen e ndoqi edhe kapiteni i Vllaznisë, A.Grima.

Vlora e pafuqishme, Bylisi i shënon 4 gola

Bylis – Vlora 4-0

Bylis: Bita, Troka, Mehmeti, Pershaku, Ymeraj (Muça 41′) Hoxha, Kolgega (Isufaj 57′) Kondakçiu, Buzi, Vasiu, Mahilaj. Trajner: R.Haxhiaj.
Vlora: Myrtaj, Haxhiraj, Bani, Dervishi (Çobaj 41′), Velaj, Kapaj, Aliaj, A.Hoxha, Nuredini (Limaj 41′), Rokaj, Shabani. Trajner: C.Hameti.
Shënues: E.Hoxha 14, 29′, Buzi 39′, 69′
Gjyqtarë: S.Greca, E.Malo, R.Zeneli (Lushnjë)

17-vjeçarët mallakastriotë kanë arritur një fitore të bukur e me rezultat të pastër ndaj skuadrës së Vlorës. Takimi nis i bukur dhe më rivalitet për të dy ekipet, por një gjë e tillë zagjti vetëm në 10 minuta, pasi Bylisi më pas dominon totalisht.

Bylisi shënon tre gola në pjesën e parë me anë të Hoxhës (2) dhe Buzit. Pjesa e dytë është më e bukur dhe me më shumë emocione. Vlonjatët e përmirësojnë dukshëm lojën, por nuk arrijnë të shënojnë. Fitoren e Bylisit e vulos Buzi, që shënon golin e 4-t.

Brozi i jep fitoren Flamurtarit

Flamurtari – Elbasani 1-0

Flamurtari: Sulçe (Lekaj 41′), Dumani, Brozi, Memollari (Brokri 48′), Meta, Fega, Lutaj, Gjika, Troka, Deliaj, Bregu (Mone 41′). Trajner: A.Nini
Elbasani: Tirana, Gjorgu, Bylykbashi, Halla, Plaka, Zogu, Lleshi, Uzuei, Shara, Dunja, Lamçe. Trajner: S.Dalipi.
Shënues: Brozi 34′
Gjyqtarë: E.Hasanaj, O.Grabova, H.Broka

Paratërinjtë e Flamurtarit e kanë mbyllur me fitore kampionatin, duke u pozicionuar në vendin e 4-t (me pikë të barabarta më Shkëndijën e vendit të tretë). Në takim e djeshëm të dyja skuadrat rivalizojnë fort për të marrë tri pikët.

Një gjuajtje nga distanca e mesfushorit Shara trondit traversën e portës vlonjate. Dunja i afrohet golit pas një rrëmuje në zonën e kuqezinjve, por topi largohet nga mbrojtësit. Flamurtari, pas disa kundërsulmeve të shpejta të ndërmarra nga Deliaj, Gjika dhe Brozi, arrin të shënojë me këtë të fundit golin e fitores. Në pjesën e dytë nuk ka ndryshim rezultati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›