E Diel, 1 Nëntor 2026

"Festfolk 2009" ul siparin ne skenen e Argjirose

Blerim Kore

Festivali Folklorik ka ulur siparin e edicionit te nente, mbremjen e se martes ne Kalane e Gjirokastres. Gjate gjashte neteve te ketij organizimi ne skenen e gurte te Argjirose u shpalos koloriti dhe gjalleria e folkut mbareshqiptar. Nderkohe festivali sherbeu edhe si nje shtyse e rendesishme per promovimin dhe studimin e prurjeve te reja burimore te folkut, te trevave te ndryshme te vendit tone. "Festfolk 2009" eshte mbyllur me daljen ne skene te grupeve nga Kosova, Gjirokastra, Dibra dhe Ansambli i Kengeve e Valleve Popullore.

Aktiviteti

Per specialistet dhe organizatoret e festivaleve, "Festfolk 2009" perben organizimin me te madh ne te gjithe historikun e festivaleve te Gjirokastres. Gjate 6 diteve te organizimit te festivalit ne skenen e Kalase se gurte u ngjiten rreth 1800 artiste popullore, kengetare te folkut, valltare, instrumentiste etj., te cilet perfaqesuan trevat folklorike te 12 prefekturave te vendit. Nderkohe programi i festivalit perfshiu edhe pjesemarrjen e grupeve nga hapesira mbareshqiptare, jashte kufijve te vendit, diaspora etj. Artistet popullore shpalosen ne skenen e festivalit larmine dhe koloritin e folkut tone, veshjet dhe kostumografine popullore. Ndryshe nga edicionet e kaluara, gjate ketij festivali ishte shtuar numri i artisteve popullore ne grupet pjesemarrese, nga 50 artiste ne edicionin e kaluar, ne 60 kete festival. Gjithashtu ishte shtuar dhe koha e konkurrimit ne skene, nga 20 minuta qe ishte ne festivalin e kaluar, ne kete edicion 30 minuta. "Risia me e madhe e ketij festivali eshte mundesia e percjelljes se trashegimise dhe kultures popullore nga njeri brez tek tjetri, pra brezat e rinj te vendit gjate integrimit ne bashkesine evropiane te perfshihen mbi identitetin e tyre te spikatur", thote muzikologu dhe akademiku Vaso Tole. "Pervec larmise se madhe te shfaqur ne gjini, zhanre, kostume, rituale, instrumente muzikore, vlera me e madhe e "Festfolk 2009" eshte transmetimi i kesaj tradite dhe kjo tradite ka filluar qe tek grupmoshat", pohon muzikologu.

Qender studimore

Festivalit nuk i munguan nje sere tryezash shkencore ku studiues, folkloriste, etnografe, specialiste te trashegimise kulturore etj., kane diskutuar per problemet e folklorit dhe festivalit. Pjese e ketyre forumeve te hapura ka qene edhe promovimi i botimeve te ndryshme ne lidhje me traditen shqiptare. "Eshte hera e pare qe festivali krahas shpalosjes se folklorit ne skene, sherben edhe si qender e studimeve te ndryshme ne kete drejtim", thote studiuesja Miaser Dibra, moderatorja e forumeve me studiuesit. Gjate ketyre takimeve studiues nga Shqiperia, Kosova, arbereshet e Italise, apo diaspora, kane sjelle mendimet dhe opinionet e tyre ne lidhje me traditen e folkut dhe prurjet me te reja ne kete drejtim. Pjese e ketyre forumeve ka qene nje veshtrim profesional ne lidhje me paraqitjen e grupeve popullore, gjate cdo nate te Festfolkut. Studiues si Agron Xhagolli, Zymer Neziri, Klodian Qafoku, Armand Zacelci, Aferdita Onuzi, Yllka Selimi etj., kane dhene mendime te vlefshme ne lidhje me elemente te vecante te ketij festivali. Ne nje aktivitet te vecante ne kuader te Festivalit Folklorik Kombetar eshte promovuar libri i muzikologut Naxhi Kasoruho, titulluar "Kronika e Gjirokastres ne kenge". "Naxhi Kasoruho vazhdon te ngelet nder emrat me te vecante, ne lidhje me kontributin ne fushen e folkloristikes dhe muzikologjise popullore", ka pohuar gjate promovimit te librit zv/ministrja e Kultures, Suzana Turku. Muzikologu Naxhi Kasaruho njihet si nje nder muzikologet me te spikatur ne fushen e studimeve te folkut dhe krijimtarise popullore. Ai eshte organizator dhe pjesemarres ne traditen e Festivaleve Folklorike te Gjirokastres.

Qytetaret braktisin shetitjet, per festivalin

Organizimi i edicionit te radhes se FFK-se ne Kalane e gurte eshte pritur me mjaft dashamiresi nga banoret e zones se Gjirokastres. Gjate gjashte neteve te festivalit, me dhjetera banore te moshave te ndryshme kane qene te pranishem ne platene e gurte per te ndjekur ekzekutimin ne skene te grupeve popullore nga zona te ndryshme te vendit. "Jemi mjaft te emocionuar qe ky aktivitet vazhdon te organizohet ne qytetin tone. Mendojme se ai i sherben mjaft gjallerimit te jetes ne qytet, nderkohe qe Gjirokastra vazhdon te njihet si qyteti i Festivaleve Folklorike", thote Dhosi Margariti, nje banor i moshuar. Gjate neteve te organizimit te festivalit rruget e qytetit kane qene thuajse bosh, pasi banoret i kane braktisur ato per t'u ngjitur ne Kalane e gurte te festivaleve, duke ndjekur me emocion ekzekutimin e artisteve te flokut.

Zv/Ministrja Suzana Turku: "Organizimi i Festfolkut, me i shpeshte"

Gjate forumeve te studiuesve zv/ministrja e Kultures, Suzana Turku, ka hedhur idene qe festivali i Gjirokastres te organizohet ne nje interval kohe me te shpeshte dhe jo vetem nje here ne pese vjet. "Une mendoj se Festivali i Gjirokastres duhet te zhvillohet me shpesh", ka pohuar Turku. Sipas numrit dy te dikasterit, ky eshte aktiviteti qe eshte me nen kontroll nga shteti dhe specialistet. Ne qofte se festivalet e tjere ne krahina te ndryshme dhe ne qytete te ndryshme nuk e kane kete lloj kujdesi, Festivali i Gjirokastres eshte nje eveniment me i madh, ku te gjitha forcat krijuese jane te preokupuara te ngjiten ne skenen e gurte ne nje cilesi sa me te larte", eshte shprehur zv/ministrja.

Nata e gjashte

Naten e gjashte, e cila ka qene edhe nata e fundit e "Festfolk 2009", jane ngjitur ne skenen e ketij organizimi grupi popullor perfaqesues i Republikes se Kosoves, artistet popullore te qarqeve te Dibres dhe Gjirokastres. Grup pershendetes ne kete nate ka qene Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore. E vecanta e mbremjes ishte gershetimi ne nje program te perbashket artistik, i folkut burimor te zonave te Veriut me Jugun e vendit. Te pranishmit kane duartrokitur ekzekutimin ne cifteli, loder, etj., te instrumentisteve nga Kosova dhe Dibra, nderkohe qe kane shoqeruar me emocion edhe kenget isopolifonike te Gjirokastres.

Cmimet e "Festfolk 2009":

Cmimi i pare, qarku i Shkodres

Cmimi i dyte, qarku i Gjirokastres

Cmimi i dyte, grupi "Kosova 2"

Cmimi i trete, qarku i Elbasanit

Cmimi i trete, qarku i Lezhes

Cmime per grupe zharnesh:

Orkestrines me te mire ne veglat tradicionale, qarku i Dibres, me Orkestren e Matit

Orkestrines me te mire te muzikes popullore qytetare, qarku i Korces, per sazet

Grupit me te mire te iso-polifonise labe, grupi i Vlores

Grupit me te mire te iso-polifonise toske, qarku i Beratit, per Iso-polifonine e Skraparit

Rituali me i mire i festivalit folklorik kombetar, qarku i Tiranes

Grupit me te mire te valleve te burrave, qarku i Fierit me "Vallen e Brezave"

Grupit me te mire te valleve te grave, qarku i Durresit me "Vallen e Fluturave"

Grupit per paraqitjen me te mire te veshjeve popullore, grupi i Kuksit

Per diversitetin kulturor, "Vallja e Dropullit", grupi i Gjirokastres

Cmime per individe:

Rapsodi/et me i/te mire te FFK-se; Sherif Dervishi, Myfterin Uka (Diber)

Intepretuesi/a me i/e mire; Benis Lekdodaj (Vlore),Vallja Came

Lahutari/et me i/te mire; Lahutari 99 vjecar Gjok Nanaj, Lezhe

Per "kengetimi e kenges se majekrahut", grupi i Tropojes

Instrumentisti me i mire (aerofone), Zog Sheta

Instrumentisti me i mire (kordofone), Aurel Qirio

Kengetari/a me i/e mire, Eleni Merkuri e grupit te Himares dhe Veiz Kociu i grupit te Lazaratit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›