Studenti trafikant, denohet me 8 vjet
Tirane- Studenti i vitit te trete ne Fakultetin Ekonomik, i akuzuar per trafik te lendeve narkotike eshte shpallur dje fajtor dhe eshte denuar me 8 vjet burg. Klodian Basha, 24-vjec, pas vendimit te dhene ka perfituar nje te treten e uljes se denimit, per arsye se ishe duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, ashtu sic ishin aktet e paraqitura nga prokuroria. Vete i pandehuri e ka pranuar akuzen e ngritur ne ngarkim te tij. Sipas deklarimeve te dhena para gjykates si dhe organit te prokurorise, i riu nga Tepelena ka shpjeguar se sasine e droges ishte duke e trafikuar, i detyruar nga gjendja e veshtire ekonomike ne te cilen ndodhej. Dy seanca me pare prokurori i ceshtjes Eugen Beci i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e te pandehurit me 11 vjet burgim, per vepren penale te "trafikim te lendeve narkotike". Vete i pandehuri i ka kerkuar gjykates nje mase me te bute denimi, sesa ajo e kerkuar nga prokuroria. Ngjarja per te cilen akuzohet i riu, ka ndodhur me 20 nentor 2008, kur i pandehuri se bashku me dy persona te tjere, kane tentuar te kalojne piken kufitare te Kakavijes, me 108 kg marijuane, qe i mbanin ne cantat e tyre te shpines. Pasi kane nuhatur levizjet e tyre, njesite e policise kufitare jane afruar ne distance, duke iu bere thirrje tre personave te ndalojne. Basha u arrestua ne flagrance nga policia, ndersa dy bashkepunetoret e tij u larguan, duke lene cantat e shpines, brenda te ciles ndodhej sasia e lendes narkotike. Ne canta u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nga 3 pako ne forme katrore te mbeshtjella me leter natriban te tejdukshme, me peshe 12 kilograme secila, ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar si marijuane. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, i pandehuri Basha ishte pjese e rrjetit te organizuar qe trafikonte hashash nga fshati Lazarat ne drejtim te Greqise ne rruge tokesore, nga "korriere" te paguar me shuma te ndryshme parash. Pas zbardhjes se tabulateve telefonike te studentit, u mesua se droga ishte porositur nga burgu "Jordan Misja". Sipas hetimeve droga ishte porositur ne Lazarat dhe nepermjet pikes kufitare te Kakavijes, do te shitej ne vendin fqinj.
R.Caushaj
R.Caushaj