E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hoxha", kerkohen pyetjet per Loshajn

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda eshte duke pare mundesite, per te pasur nje lidhje pa shkeputje interneti, ne menyre te tille qe te realizoje videokonferencen nga Hollanda me Avdyl Loshajn, deshmitarin kyc te procesit "Hoxha". Mesohet se brenda 2 tetorit, gjykata do te marre nje pergjigje te sakte per lidhjet teknike, qe ajo te mos deshtoje. Ne seancen e radhes, prokuroria dhe mbrojtja do te paraqesin edhe pyetjet e tyre qe do t'i drejtojne Avdyl Loshajt, i cili ndodhet ne Hollande. Gjate seances se djeshme gjyqesore eshte paraqitur edhe nje deshmitare, e cila nuk ka mundur dot te deshmoje per shkak se kishte dy emra. Ilika(Rozhde) Kercini, edhe pse ka shpjeguar se ne pasaporte kishte emrin e saj dhe ne listen e deshmitareve kishte emrin e pagezimit, ajo nuk ka treguar dot asgje ne lidhje me dijenite e saj per zhdukjen e Remzi Hoxhes. Te pandehurit ne kete proces, jane Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995, vit ne te cilen eshte marre peng biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›