E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Politika shqiptare, jo prè e deklaratave absurde

"Politika shqiptare nuk duhet te bjere prè e deklaratave absurde per Shqiperine, nga ana e Akademise se Maqedonise". Ky eshte qendrimi qe mban ministri i Jashtem, Ilir Meta ne lidhje me debatet e ashpra qe kane shperthyer, gjate ketyre diteve, per ceshtjen e enciklopedise maqedonase. Sipas Metes, politika shqiptare ka mbajtur qendrimin e saj nepermjet kryeministrit Berisha dhe ne kuader te ketij qendrimi, pritet edhe reagimi i pales maqedonase. "Qendrimet tona jane shprehur qarte ne menyre teper miqesore. Edhe ne kuader te diskutimit te kesaj ceshtje mes kryeministrit Berisha dhe Presidentit maqedonas, ne deshirojme te shikojme hapa te vullnetit te mire per te eliminuar ngjarje te tilla", deklaroi kreu i diplomacise, Meta. Sipas tij, ngjarje te tilla nuk duhet te perseriten me, sepse ne radhe te pare nuk i sherbejne stabilitetit te Maqedonise, e cila eshte vend ne procese te rendesishme integruese. "Shqiperia eshte mbeshtetese e Maqedonise ne NATO dhe BE. Por ne jemi te bindur se ky proces kerkon nje bashkepunim te gjithe faktoreve te brendshem te Maqedonise", theksoi Meta. Sipas tij, "kjo ngjarje nuk mund te cilesohet si nje incident diplomatik, sepse nuk ishte e udhes qe nga ana e diplomacise tone te vinin qendrime te cilat ndezin politika nacionale dhe rajonale". Per ministrin e Jashtem, rendesi kishte fakti qe te dyja vendet mos te merreshin dhe te harxhonin energji ne lidhje me problemet e shkuares, por duhet t'i kthenin syte nga e ardhme per te arritur sa me shpejt integrimin. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›