E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi Paja, gjykata i kerkon ndihme Bashes

Tirane- Mungesa e deshmitareve ne procesin gjyqesor te mjeshtrit te arratisjeve, Ilir Pajes, ka detyruar dje gjykaten t'i drejtohet ministrit te Brendshem, Lulzim Basha dhe drejtorit te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, pas kater seanca shtyrjeje per mungese te kater deshmitareve, efektiva te GOS, te cilet kane marre pjese ne arrestimin e Pajes, ka vendosur qe t'i drejtohet krereve te ketyre institucioneve per problemet e hasura ne kete proces. Efektivat e policise R.Meta, B.Haxhimali, D.Muca dhe A. Caka do te njoftohen serish per seancen e radhes ne ngarkim te Pajes, ku edhe pritet t'i pergjigjen pyetjeve te tyre. Mungesave e deshmitareve ka sjelle edhe acarimin e mbrojtjes, e cila ka theksuar dje se mosparaqitja ne proces shihet si nje tallje me gjykaten. Ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Paja, ndodhi mesditen e dates 6 mars te vitit te kaluar, prane kryqezimit te Farmacise nr.10 ne Tirane, gjate nje operacioni policor per kapjen e tij. Paja po udhetonte ne nje automjet me ngjyre gri, me targa te huaja, kur ka konstatuar se i kishte zene rrugen nje makine policie, e cila kerkonte ndalimin e tij. Ndersa pas tij ndodhej polici Bledi Haxhimali, i cili po e ndiqte me motor. Nderkohe, Paja ka levizur me makine mbrapsht, per t'iu larguar policise duke rrezikuar jeten e Haxhimalit, te cilin e ka goditur. Polici ka rene nga motori disa metra larg, duke marre plage te renda.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›