Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, incident në Tetovë
TETOVË- Në Tetovë ka ndodhur një incident midis anëtarëve të Komisionit rajonal për regjistrimin e popullsisë. Zënka për një kompjuter ka çuar që dy anëtarët e komisionit rajonal të shkëmbejnë grushte midis tyre, raporton agjencia maqedonase e lajmeve Ina.
Incidenti ka ndodhur në zyrën rajonale në Tetovë në ambientet e “Radio Tetovës”, kur një anëtarë i komisionit rajonal ka goditur instruktorin shtetëror të regjistrimit.
Policia theksoi se po punon për zbardhjen e rastit ku janë të përfshirë F.H, 27 vjeç dhe D.Z, 36 vjeç nga Tetova.
(m.a/BalkanWe)