NASA me mision të ri në planetin e kuq
Nëse çdo shkon sipas planit, Agjencia amerikane për hapësirë NASA muajin e ardhshëm do të nisë drejt Marsit sondën e re “Curiosity”, shkruan sot gazeta Express.
“Mars science laboratory (MSL) Curiosity” është misioni i parë astro-biologjik pas “Vikingut”, në vitet 70’ të shekullit të kaluar.
Roboti i ri është i pajisur me dhjetë aparate shkencore, mes të cilave janë dy laboratorë kimikë, të cilët do ndihmojnë shkencëtarët të gjejnë përgjigje për pyetjet lidhur me planetin e kuq.
A ka pasur ndonjëherë jetë në Mars? Si ka ndryshuar planeti i kuq gjatë miliona vjetëve më parë? A do të munden njerëzit në të ardhmen të punojnë në këtë planet? – janë vetëm disa nga sekretet që fshihen në Mars.
Sonda pritet të hidhet nga kozmodromi në Kejp Kanaveral, ndërmjet datës 25 nëntor dhe 18 dhjetor, me ndihmën e raketës “Atlas”.
(m.a/BalkanWeb)